Fatos Lubonja, duke iu referuar Boiken Abazit, ka denoncuar një komisioner në Tepelenë, duke thënë se ai është i PS-së dhe po bënte të pavlefshme votat.
Por, rezultoi që ai është komisioner i LSI-së dhe quhet Ersi Alika.
Komisioneri dyshohet se po shtonte vota për kandidatin e LSI.
Kur gazetari Sokol Balla ia komunikoi lajmin Lubonjës, që akuzonte se komisioneri ishte i PS-së, në një moment mbeti pa fjalë, duke thënë se nuk e besonte.
Kur Balla iu përgjigj se mbante përgjegjësi personalisht për informacionin, atëherë Lubonja i zënë ngushtë, tha “epo mirë, ta gëzoni fitoren”.
Pastaj vijoi me akuzat ndaj Qeverisë, duke thënë se këtu kemi të bëjmë me një regjim që përdor policinë, pasi kapen vetëm njerëzit e LSI-së për blerje votash.