Monika po sodit e hesht, sikur banorët e dëmtuar nga tërmeti, janë në çadrat e kampingut të LSI në Jalë/ Vetëm nga llogaritë bankare, Lulzim Bashës i shtohet vlera e 1 aparatamenti në vit; vetëm vila në Lalz, Sali Berishës i kushton 2 milionë euro; ndërkohë që Flamur Noka ka marrë 11 hyrje nga Bashkia-Sarandë si “fis i pastrehë”; 2450 ish-ministra, zv/ministra, kryepolicë, diplomatë, drejtorë, kryebashkiakë e lloj lloj kryehajdutësh të pushtetit të PD; kanë marrë nga 3 herë kredi banesash sociale; 80% e ish-deputetëve kanë nga 2-3 vila, nga 3-4 biznese e gjithë familjarët, i kanë zyrtarë të lartë në qeverinë e Edi Ramës, të cilin në “FB” e quajnë “kryemafioz”
Prej 8 ditësh, kryetari i PD, Lulzim Basha, ka prishur gjumin tradicional të pas-mëngjesit; si sakrificë sublime, për të shkuar pranë banorëve të dëmtuar nga tërmeti; jo duke bërë fushatën “Rama ik”, sepse për këtë “pazar” kanë rënë dakord Rama, Berisha e Meta, ndaj dhe Monika po hesht e sodit, sikur banorët e dëmtuar nga tërmeti, janë në çadrat e kampingut të LSI në Jalë.
Mirë kryetaren e LSI, që kjo situatë tërmeti e zuri “hollë” financiarisht; ngaqë ka 3 fëmijët, me studime e me shtëpi me qira në Londër dhe nuk ka mundësi, të dhurojë diçka; por edhe kryetari i PD, Basha (Pasha), që ha me pjatë e lugë floriri, po vazhdon vetëm me “lutje e përqafime”, por nuk jep asnjë cent për të dëmtuarit.
Po kështu dhe udhëheqësit e PD, ish-ministra, deputetë, drejtorë e kryebashkiakë miliarderë; kanë 8 ditë që “qajnë” elektronikisht në “FB”, duke publikuar pallate të dëmtuar, njerëz në hall jetik e vjedhje batanijesh; por vetë nuk kanë dhuruar asnjë batanije e “kafshatë buke”.
Edhe sot, kreu i PD dhe (o)pozitës, pasi Rama shkoi në Londër; i bëri thirrje, të heq urgjent banorët nga çadrat e hotelet, dhe t’i fusë në apartamente; mirëpo Basha, megjithëse është edhe vetë i dëmtuar nga tërmeti në dy katet 470 m2 apartmenete në Tiranë; çuditërisht nuk po e fut dorën në xhep, për të dhuruar të paktën, vlerën e 1 bilete udhëtimi për ë Holandë.
Edhe Sali Berisha, ka shumë dëshirë e po i “dhimbsen”; ata që janë dëmtuar nga ky tërmet “Gërdec ndërtimor”; mirëpo nuk dhuron dot asgjë, paçka se përgojohet sikur ka vilë-park 2 milionë euro në Lalz; sikur ka 4 vila e 11 apartamente familjare; kur ai ka vetëm 145 m2 banesë, 152 m2 zyrë për lajme dixhitale, dhe 1 vilë alpine druri në Kolashinë, të dhuruar nga Bashkim Ulaj.
Nuk themi, që në këtë moshë, Sali Berisha të mbetet për vete pa bukë, pa dru në oxhakun e vilës dhe pa internet; por gjithsesi, nuk e ka futur dorën në xhep, për të dhuruar diçka, si shumë bashkë-moshatarë të tij me “100 halle” jetike, që kanë dhuruar nga 1 pension mujor, të cilin e kanë sa 7% e pensionit të Berishës.
Nuk mund të dhurojnë, as udhëheqësit e tjerë të PD, ish-ministra, deputetë nga 20-25 vjet, drejtorë sektorësh ku “korren” miliarda lekë me kontabandë e trafiqe; mbasi janë me ”kripë derri”, se kryetar Basha; me 2 vila të reja “ekzotike” në park “Papuli”, me 7 apartamente në Tiranë e Holandë, dhe me 4 biznese bashkë me kunatin, që “furnizohen” nga oligarkët.
Ku ka fuqi psh., të dhurojë Flamur Noka, me 3 apartamente të “vogla” nga 100-130 m2 në Tiranë, me 2 apartamente sociale, marrë si i pastrehë nga Bashkia-Sarandë, me një makinë “leckë” 40 mijë euro dhe me 1 vilë në Lalz; të cilës, me vështirësi i ndërtoi katin e dytë dhe bahçen, me pemë e lule që ia dhuroi për sevap Agim Kajmaku.
Nuk mund të dhurojë, dot qoftë edhe 1 batanije, as Klevis Balliu i pastrehë, që vazhdon jeton nga 2-3 muaj nëpër 5 apartamentet e babait në Tiranë, Pogradec, Golem dhe në 3 vilat në Vlorë, Dardhë e Lalz; e po kështu, Albana Vokshi, Edi Paloka, Aldo Bumçi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Ervin Salianji, Grida Duma, Genc Pollo, Tritan Shehu, Xhemal Gjunkshi, Enkelejd Alibeaj etj.
Kjo tregon, se gjatë 8 viteve në pushtet, udhehqësit e PD, nuk e paskan futur fare dorën në xhepin e shtetit; ndaj nuk po nxjerrin gjë nga xhepi në këtë rast halli për familjet e dëmtuara nga tërmeti.
Por të paktën, po e ndihmojnë me fjalën e mirë dhe ishte fat; që udhëheqësve të PD, nuk u dëmtoi tërmeti apartamentet e vilat, se do detyrohej populli, t’i ndihmonte këta …/Pamfleti