Është vetëdorëzuar në polici autori i vrasjes të ndodhur tek “5 Maji”, në Tiranë, kur për shkak të një predhe në gjoks e shkrepur nga autori i dyshuar Marjus Dema, mbeti i vrarë miku i tiuj Mehmet Qema.
Sipas burimeve policore, autori i dyshuar i ngjarjes është paraqitur në polici, e bashkë me të është vetëdorëzuar dhe Frenkli Myftari. Mësohet se ata janë vetëdorëzuar pas negociatave të policisë me avokatë dhe familjarët e tyre.
Viktima ishte ulur mbrëmë në tavolinat e jashtme të një lokali, së bashku me 5 djem të tjerë, ku kanë qëndruar në shoqërinë e njëri-tjetrit për disa orë.
Por teksa autori, bënte prova duke mbushuar armën, ka qëlluar pa dashje në drejtim të shokut të tij, i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës.
Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbremjen e djeshme në rrugën “5 Maj” Tiranë ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar, ju informojmë se:
Si rezultat i kontrolleve të shumta dhe pamundësisë për të qëndruar të fshehur dhe negociatave me familjarët dhe avokatëve janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi M. D., 28 vjeç si dhe një prej personave të shpallur në kërkim shtetasi F.M., 29 vjeç.
Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore.