• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zbardhet rezoluta e Kuvendit për KLGJ, kërkohet të plotësohen të gjitha vakancat në Gjykatën e Lartë

June 25, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Kuvendi ka zbardhur rezolutën për Këshillin e Lartë Gjyqësor, ku kërkon që të plotësohen të gjitha vakancat në Gjykatën e Lartë. Në rezolutën e cila do miratohet në Kuvend, mazhoranca ka parashtruar 10 kërkesa për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Kërkesa kryesore është ajo e shpalljes së menjëhershme të të gjitha vendeve në Gjykatën e Lartë dhe përmbyllja në një kohë sa më të shpejtë të procesit të plotësimit të këtyre vendeve.

“Për vitin 2020, Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor: Shpalljen menjëherë të të gjitha vendeve të lira në Gjykatën e Lartë dhe përmbylljen në një kohë sa më të shpejtë të procesit të plotësimit të këtyre vendeve, sipas përcaktimeve të nenit 48 të Ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me qëllim vënien e kësaj gjykate në funksionalitet të plotë, realizimin e kuorumeve lidhur me shqyrtimet gjyqësore, sidomos ato të njësimit të praktikave gjyqësore nga Kolegjet e Bashkuara si dhe përmbushjen e detyrave të Gjykatës së Lartë për zgjedhjen e tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, është kërkesa e parë e Kuvendit për KLGJ.

Më tej Kuvendi kërkon përfundimin e procedurave për plotësimin e vendeve të lira në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Po ashtu Kuvendi kërkon nga KLGJ-ja përmbylljen sa më parë të punës për hartën e re gjyqësore dhe formalizimin e propozimit të përbashkët me Ministrinë e Drejtësisë për riorganizimin e rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave. “Përmbylljen e paketës së plotë me akte nënligjore normative dhe rregullatore, sipas përcaktimeve të Ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar, dhe ligjeve të tjera që parashikojnë detyrime për nxjerrjen e akteve nënligjore nga ana e Këshillit, veçanërisht aktet që normojnë rregullat e brendshme të funksionimit të Këshillit”, thuhet në rezolutën e bërë publike nga Kuvendi.

Më tej Kuvendi kërkon zbatimin e një strategjie efektive për uljen e numrit të çështjeve civile, administrative dhe penale të mbartura, bazuar në analizën e kryer nga Këshilli pasqyruar në raportin vjetor 2019.


        
 
Next Post

Pas raportit të DASH, institucionet ligjzbatuese bëhen bashkë, SPAK, prokuroria, SHISH dhe qeveria sinjale për operacione të bujshme

Raporti i DASH, gjyqësori vijon të jetë gangrenë e korrupsionit dhe mosndëshkimit për të gjitha nivelet, SPAK dhe vetingu jetike për amerikanët

Flet autorja e testit të Letërsisë dhe “Turit”: E gjetët, viktimën e pambrojtur

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In