Në datën 25.08.2021 policia kufitare serbe e pikës doganore të Horgosh në një kontroll rutinë të një çante personale të shoferit të autobusit të “Pati Travel” zbulon 100.000 euro të padeklaruara. Autobusi i përket kompanisë Pati Travel me pronar Patriot Rexhmati.
Rasti jo vetëm që nuk u bë publik nga asnjë media, por edhe shteti heshti. Minimalisht duhet të kishte një hetim për këtë kompani. Ishte rast sporadik apo linjë e konsoliduar e transportit të lekut të pisët Londër-Bruksel-Tiranë-Shkup.
Autobusi i Pati Travel ku shoferit iu gjeten 100.000 euro
Njoftimi mediave serbe për shumën e sekuestruar në autobusin e kësaj agjencie
Autobusi me targe AA633XJ qe u ndalua nga policia ne Serbi. Sipas të dhënave tona, ky nuk ishte një rast sporadik. As autobusi me targë AA633XJ që u ndalua në Serbi dhe as kompania Pati Travel nuk e kishin rastësisht këtë sasi leku. Nën kamuflimin e një kompanie transporti pasagjerësh, në të vërtetë Patriot Rexhmati dhe i vëllai Vullnet Rexhmati me banim në Londër e kanë bisnes kryesor transportin e shumave të mëdha monetare.
Çanta me lekë që iu sekuestrua shoferit
Eurot e sekuestruara nga policia Serbe
Në një kohë që kompanitë e transportit tokësor të pasagjerëve njohin krizë për shkak të rritjes së kostove dhe rënies së udhëtarëve, të vetmit që nuk ndjejnë krizë, janë vëllezërit Rexhmati. Patrioti në Tiranë nis autobusat për Bruksel, ndërsa Vullneti në Londër nis furgonat me para të cilat sillen në Shqipëri kryesisht por një pjesë e konsiderueshme e kanë destinacionin në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Miliona paund dhe euro që janë mbledhur si pasojë e drogës dhe prostitucionit në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Europë, vinë të sigurta në destinacion me autobusat e Pati Travel. Pikat doganore të Hanit të Elezit, të Preshevës e deri në Hungari, janë vendet e sigurta të kalimit për vëllezërit Rexhmati, të cilët nën forcën e parasë kanë mposhtur çdo tra dogane dhe ligj si në Shqipëri dhe në vendet e rajonit. Dëshmia tronditësë e një ish punonjësi të kompanisë Pati Travel që do të publikohet ditë pas dite, hedh dritë dhe zbardh një skemë ndërkombëtare të transportit të miliona eurove cash.
Në një shkrim të radhës do të publikojmë skemën e transportit të parave nga Anglia drejt Shqipërisë dhe denoncimet për trafikun e qënieve njerëzore drejt Europës gjatë periudhës së pandemisë, siç është Budapesti, kryeqyteti i Hungarisë.