Ka përfunduar pas 40 minutave mbledhja e Këshillit Politik ku pjesëmarrëse ishin të gjitha palët përveç opozitës jashtë parlamentare.
Deputetja Rudina Hajdari ka zbuluar për mediat disa detaje nga takimi ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama.
“Opozita parlamentare erdhi pas një konferencë të kryetarëve për të futur nesër në seancë marrëveshjen e 5 qershorit. Treguam dakordësi. Patëm debat pasi e kuptuam se e kemi të qartë se përse jemi në këtë tryezë.
dhe sot ky debat nuk ka mbaruar. Në këtë mënyrë opozita parlamentare duhet të luftojmë që hapja e listave të jetë 100%. Ta kenë në dorë partitë, por shqiptarët duan që kandidatët të vijnë në zona dhe të kenë ide e emra. E synojmë dhe do t’i shkojmë deri në fund.”-tha Hajdari.