Një zjarr i madh përfshiu zonën e Pustecit dhe u desh ndërhyrja e autoriteteve shqiptare dhe atyre greke për ta shuar. Zjarri u shfaq fillimisht në pjesën greke dhe më pas flakët u përhapën në tokën shqiptare.
Vatrat e zjarrit ishin aktive për rreth 48 orë dhe u bë mjaft e vështirë të ndërhyhej. Autoritetet lokale kërkuan ndihme nga pala greke, e cila ndërhyri nga ajri me helikopter çka solli dhe shuarjen e flakëve.
Gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit u angazhuan edhe funksionarë lokalë dhe zjarrfikësit e Devollit. “Zjarri ka rënë fillimisht në pjesën greke dhe më pas kaloi në pjesën shqiptare. Morëm masat tona. Kemi bërë dy korridore se zjarri kishte shumë fuqi të madhe. Zjarri tani është në kontroll.
Dëmi i shkaktuar nga zjarri llogaritet në dhjetëra hektarë,kryesisht në pyje halore. Ndërkohë po mbrëmjen e sotme është regjistruar një zjarr edhe në fshatin Mbreshtan, 700 metra larg pusit të naftës. Nga flakët janë përfshirë 3 hektarë shkurre dhe 2 dynym ullishte.”, njoftoi Bashkia e Devollit.