Luigi Soreca, ambasadori i BE-së, i pranishëm në në konferencën për menaxhimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara, ditën e sotme, deklaroi se Europa do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në hapat e saj në drejtësi.
“Çështja e korrupsionit të personelit të burgjeve është shumë i rëndësishëm. Kemi parë përpjekje të marrjes së masave ndaj personelit të burgjeve. Është e rëndësishme të shikojmë rezultate. Duhet të shoqërohen me masa shtesë. Qeveria ka marrë masa kurajoze për këto çështje. Disa punonjës të shërbimit policor, janë larguar edhe nga puna dhe këto duhet të ngrenë standardet në burgjet shqiptare. Drejtësia dhe siguria do të mbështet nga BE. Hyrja në fuqi e marrëveshjes me Eurocast. Ka ardhur koha që të gjithë ekspertët ti përdorin dhe Shqipëria të marrë hapa drejt BE. ” tha Soreca.