Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ditën e sotme ishte i ftur në Abc News, ku foli për situatën aktuale dhe politike në vend, ku është mjaft e tensionuar.
Aksident i rëndë ajror/ Rrëzohet avioni me 100 persona, raportohet që kanë humbur jetën (Video)
Ngjela ka rikthyer vëmendjen edhe tek çështja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa zbuloi edhe një mesazh që i kishte drejtuar kohë më parë.
Ngjela tha se “E mban mend si i thashë unë Tahirit. Bëj betejën tënde legale, fiton dhe kthehesh tamam”.
Ishte kjo deklaratë e Ngjelës, e cila lë dyshime për një rikthim të mundshëm të Saimir Tahirit në politikë, në varësi të vendimit që do të japë Gjykata e Apelit.
Akoma gjykata e Apelit nuk e ka dhënë fjalën e fundit, pasi është shtyrë për shkak të pandemisë dhe situatës së pazakontë, pasi dosja e tij nuk është parë të jetë emergjente.