Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka prezantuar emrat e 15 kandidatëve për Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Sipas KLP, do të vijojnë më tej garën për në SPAK prokurorët Altin Dumani, Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Arben Kraja, Doloreza Musabelliu, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj, Manjola Kajana, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Ndini Tavani, Behar Dibra, Anita Jella dhe Besnik Muçi.
Ndërkohë, KLP ka vendosur të përjashtojë nga gara disa prej emrave të njohur të sistemit të drejtësisë, siç është drejtuesja aktuale e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, si dhe ish-kreun e kësaj Prokurorie, Besim Hajdarmataj.
Prokurorët që kishin dorëzuar dokumentet dhe u skualifikuan nga gara:
Besim Hajdarmataj
Donika Prela
Dorina Bejko
Dritan Prençi
Enkeleda Xhengo
Maksim Sota
Vladimir Mara