Kinsey Wolanski, modelja ruse që ndërpreu për disa çaste ndeshjen kur u fut në fushë me kostum banjoje që promovonte kanalin p.ornografik të të dashurit Vitaly Zdorovetskiy, “Vitaly Uncensored” u gjobit nga UEFA me 15 mijë euro.
5 mijë euro ishin për shkeljen e rregullores, duke zbritur në fushë, ndërsa 10 mijë për reklamimin e biznesit të të dashurit, i cili po ashtu hyri në fushë në botërorin e vitit 2014.
Por, shuma e gjobës duket qesharake, pasi sipas llogarive të Apex Marketing Group, ajo ka fituar 3,5 milionë euro nga publiciteti.
Instagrami i modeles mori miliona ndjekës vetëm pak orë pas ngjarjes. Nga 300 mijë ndjekës u bë me 2.6 milionë brenda pak ditësh.