• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0699123588
Thursday, January 21, 2021
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Bota
    • Diaspora
    • Kulture
    • Kryesore
    • Rekomanduar
  • Debat
    • Blog
    • Sociale
  • Ekskluzive
  • Dosja X
    • Speciale
  • I ♥ Tirana
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Metro
  • Lifestyle
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Bota
    • Diaspora
    • Kulture
    • Kryesore
    • Rekomanduar
  • Debat
    • Blog
    • Sociale
  • Ekskluzive
  • Dosja X
    • Speciale
  • I ♥ Tirana
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Metro
  • Lifestyle
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

“Këta këndojnë nga frika”, Frrok Çupi nuk i lë gjë pa nxjerr Presidentit Meta dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Grabitja e floririt dhe vila në Londër…

25/11/2020
in Blog
0
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Analisti Frrok Çupi përmes një analize të hollë ka numëruar një për një të gjitha arsyet përse kanë frikë politikanët shqiptarë, që nga Presidenti Ilir Meta, tek kryedemokrati Lulzim Basha e deri tek ish-kryeministri Sali Berisha.

Komenti i plotë:

Këta këndojnë nga frika

Sikur ky tipi të mos ishte mahnitur me këngën dibrane ‘Na knojnë pushkët nëpër kulla’, as do të më vinte historia e atij trimi që këndonte nga frika. Ka ndodhur aty nga viti 1946. Edhe ajo- ngjarje në fshatrat e veriut të vendit, atje ku ‘këndojnë pushkët’. Pushteti i ri komunist që sapo u vendos, nuk thoshte ndonjë gjë të madhe në ato zona të pabindura. ‘Çetat’ antikomuniste lëviznin maleve natën e ditën.

Fshatari që u rekrutua me pushtetin e ri si roje e një ndërtese që u quajt ‘komitet’, mori edhe pushkën, një pushkë të gjatë italiane, dhe do ta kishte me vete në çdo orë, si hije të tij. Fshatarit me armë i duhej të shtegtonte natën nga komiteti në shtëpi. Po ku ta dinte se ata të malit nuk do ta merrnin si ‘trim i komitetit’ dhe nuk do ta qëllonin! Frika në palcë… Atëherë ç’bëri?, nisi të këndojë gjithë rrugës nëpër natë: ‘Ma ka dhënë pushkën pushteti/ amanet mos më vritni’- kjo ishte kënga që thërriste me gishta në veshë. Nga njëra anë mbushte veshin e vet me zërin e tij dhe i dukej se vetë ishte shumë njerëz; nga ana tjetër iu jepte mesazh komitëve se ‘pushkën nuk e desha, por ma dha pushteti’.

Pushka më shumë e trembte se e trimëronte, domethënë pushteti i bën edhe këta që, nga frika, të këndojnë këngë trimash njëqind vjet më parë.

Po nga u vjen frika këtyre?

Është, e para, frika e darkës së fundit:

Këta e dinë veten herë si Krisht, herë si Muhamed, herë si baba Mondi i kryegjyshatës. Por darka e fundit iu fandakset si nata e fundit e Krishtit me dishepujt e tij. Pyetja e parë për veten: ‘Kush do t’u qëndrojë pranë’ natën e fundit?. Presidenti e ka të fiksuar se Bes Kollaku (aktor humori) dhe ‘ija e tij’ nuk e tradhtojnë; të tjerë e kanë kuptuar sa keq e kanë kryetarin e shtetit. Kryetari i Opozitës nuk ka shumë problem pse mbetet i vetëm, në fund të fundit ai sa më pak njerëz do rreth vetes. Doktori i ka thënë se mjafton që ‘në oxhakun e PD’ të ketë një kandil dritë, dhe kaq. Nga PD vetëm këtë vit kanë lëshuar 6 parti të reja.

Maxhoranca nuk ka arsye për darkën e fundit, sepse derisa të jetë maxhorancë, njerëzit nuk i ndahen: Ata të tërmetit, të Covid-it, të tenderëve, servilët, të eturit për çikë korrupsion…

Dimensioni tragjik i ‘darkës së fundit’ lidhet me drejtësinë e re. Fakti që edhe pse në Amerikë ndodhën ndryshime tronditëse por këta nuk u gëzuan, tregon se e njohin fundin e tyre. Ditën e fundit në psuhtet e urrejnë edhe pse nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër. Nuk ka ‘pushkë që këndon në kulla’ që i shpëton nga krimet e kryera.

Frika e dytë është frika nga vdekja:

Jo se këta do të vdesin. Por se me vdekjen kanë lidhur marrëdhënien e shpresës. Kjo është e shumanshme: E para, stimulimi i vdekjeve të pa numëruara nga virusi i tmerrshëm. PD ka bërë një provë duke thënë se të vdekurit janë shumëfish nga numri zyrtar; ata kanë paraqitur trupa të vdekur shtrirë në spital, kanë shpifur për mjekët…, por kjo është quajtur një ‘maskarallëk’. Nganjëherë demokratët kanë shpresuar që të ‘vdesë Edi Rama’, se ndryshe nuk e mundin dot.

Por mbi të gjitha, vdekjes duan t’i marrin dimensionin biblik ku thuhet se ‘jeta është e rrejshme’. Kjo i shpëton. Pas kësaj del se gjithçka kanë bërë në jetë ‘është e rrejshme’. E rrejshme grabitja e floririt, e rrejshme vila në Londër për fëmijët, të rrejshme katër vilat e Lulit brenda vitit, e rrejshme braktisja e Kuvendit…, 21 janari, Gërdeci, afera e CEZ, vrasja e Remzi Hoxhës etj., zhdukja e dëshmive të luftës në Kosovë, viti ‘97 e ‘98…. Biblën këta e shikojnë si fshirëse të dërrasës së zezë e cila, si me magji, do të fshijë dhe të bëjë të rrejshme të gjitha krimet. Këtë të bën frika: që të besosh ëndrrën.

Është e treta, frika nga televizori:

Këta kthehen në shtëpi, lënë këpucët te dera dhe thyejnë televizorët. Gjatë gjithë kohës, si endacakë pa fe, ‘këndojnë’ nëpër ekranet e televizioneve dhe kënaqin me batuta ca çuna e ca goca të parritura që mbajnë mikrofonat e kamerat. Kur vijnë në shtëpi dëgjojnë fjalët që kanë thënë. Kanë nxirë gjithçka: spitalet, mjekët, mësuesit, të sëmurët e të vdekurit, bebet, shkollat e mësuesit, policët dhe shtetin, bukën që hanë, rrugën, parkun, qytetin, lumin… Sapo t’i dëgjojnë gratë në tv, këta kanë frikë se gratë do të mërmërisin nëpër dhëmbë: ‘Eh, ç’më bashkoi mua me një qen rrugësh’.

Këta kanë frikë nga vetja. Prandaj iu duhet ta thyejnë televizorin. Ai që bën namin kundër të tjerëve me ‘pushkën nëpër kulla’, ai mbytet në lugën e supës së vet.


  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Related Posts

Blog

Naiviteti në prokurimin e vaksinës i kushton shtrenjtë Maqedonisë së Veriut

21/01/2021
Blog

“E morët vesh se nuk u vrau xhaxhi me çadër pistoletë”?! Artan Hoxha plas deklaratën tjetër të fortë për ‘21 Janarin’ dhe zbulon çfarë do të ndodhë sot: Ata lartë do…

21/01/2021
Blog

“Shkëmbyesit” e rinj të territorit me… Shqipërinë

19/01/2021
Blog

Bollino: Zbulohet kontrata e ‘Pfizer’ që demaskon edhe një herë blof-in e PD-së

19/01/2021
Blog

“Janë kapur me thonjë pas interesave të tyre”! Juristi Romeo Kara nuk iu lë gjë pa nxjerrë politikanëve shqiptarë dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Ndryshimi i madh do të vijë…

19/01/2021
Blog

Pse populli nuk e kupton, që zgjedhjet e 25 prillit janë shitur në tavolinë nga Basha?

18/01/2021
Next Post

“Zogëz vjeshte”! PD akuzoi Olta Xhaçkën se shkon me helikopter për fushatë Shpërthen këshilltari i ministrit ndaj Albana Vokshit dhe nuk lë gjë pa nxjerrë për Berishën: Unë copëtova RENEA-n për të!

‘O nëne, o nëne’, Silva Bino ‘tronditet’ kur ndez televizorin: O zot çfarë guximi, të gjithë bëjnë…

“Një ditë do të luajmë bashkë në qiell”, Pele qan për “rivalin” e tij të madh


TE FUNDIT

Aktualitet

Shqipëria shpall “non grata” diplomatin rus në Tiranë: Të largohet brenda 72 orësh

21/01/2021

Diplomati rus Alexey Krivosheev shpallet “non grata” nga Ministria e Jashtme, me argumentin se ka shkelur masat...

Shqipëria në 24 orë: 678 raste të reja, 457 të shëruar dhe 5 viktima nga Covid

21/01/2021

Ky është bilanci penal i një pushkatimi! Ndaj hetimi duhet rihapur nga drejtësia e re : Urdhëruesit janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha

21/01/2021

“I’a mori ‘bllokun e zi’ Saliut bashkë me pronarin e tij”! Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e rënda politike dhe plas deklaratën e fortë për Ilir Metën

21/01/2021

“Më frenonte makina vetë”, Blendi Fevziu tregon çudinë me të cilën u përball në Elbasan: Më dilte një këmbë ure që nuk ekzistonte dhe…

21/01/2021

Rihapet 21 Janari: Hetime ndaj Berishës për v.rasjen e Aleks Nikës, Hekuran Dedës dhe 6 të plagosurve Ja provat tronditëse të policisë në prokurori!

21/01/2021

Gafa e Rudina Hajdarit po ‘thyen’ rrjetin (Video)

21/01/2021

10 vjet nga 21 Janari! 11 gjyqtarët që shpallën v.rasjen e protestuesve si pakujdesi: Ku kanë përfunduar sot pas përplasjes me SHBA-të?!

20/01/2021


NA NDIQ NE YOUTUBE

https://youtu.be/H45Uk193sck

NA NDIQ NE FACEBOOK

  • 109.4k Fans

TE REKOMANDUARA

Ja si do e “thante barkun” tufa e “telehaleve” që i tërboi dreka te Nusreti!

1 week ago

Tri “damka” për batakçilerët që duan pushtet, duke na mbrojtur “detin e shitur” pas mullarëve në Athinë

3 weeks ago

Faleminderit “Mimoza Llastica” që na ndihmon, por faleminderit dhe ti “Prifti” Budina që na shkatërron! ( Foto+Video)

1 month ago

ME TE LEXUARAT

  • “Dosja Santo”: Top Story fsheh Irfan Hysenbelliun, Grida Dumën dhe telefonatën e fundi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “E morët vesh se nuk u vrau xhaxhi me çadër pistoletë”?! Artan Hoxha plas deklaratën tjetër të fortë për ‘21 Janarin’ dhe zbulon çfarë do të ndodhë sot: Ata lartë do…

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • V.rasja e Santos, Artan Hoxha thirrje SPAK: Mos u mendo shumë, jepi drejtim hetimeve nëse ke kurajo

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Banda e Niklës dhe personi që donte të “vriste” Tom Doshin e Mhill Fufin, të dyshuar për ekzekutimin e Santos

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “I’a mori ‘bllokun e zi’ Saliut bashkë me pronarin e tij”! Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e rënda politike dhe plas deklaratën e fortë për Ilir Metën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Ekskluzive

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Bota
    • Diaspora
    • Kulture
    • Kryesore
    • Rekomanduar
  • Blog
  • Debat
    • Sociale
  • Ekskluzive
  • Dosja X
    • Speciale
  • I ♥ Tirana
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Metro
  • Lifestyle
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Windows 10 Kaufen Windows 10 Pro Office 2019 Kaufen Office 365 Lizenz Windows 10 Home Lizenz Office 2019 Home Business Kaufen Windows 10 Lisans Office 2019 Mac Satın Al