Kemi degjuar per shume modele mashtrimesh, por ky i klinikes se pjellorise ne SHBA ua kalon te gjithave, pasi te sjell nje produkt diametralisht te kundert me ate qe ke porositur!
Një grua nga New York-u paditi një klinikë pjellorie për 2,25 milion dollarë pasi pagoi më shumë se 75,000 dollarë për spermë që pretendohet se vinte nga Presidenti Trump dhe lindi një fëmijë afro-amerikan që nuk kishte asnjë ngjashmëri fizike me babanë e tij të supozuar.
41-vjeçarja Sarah Maclean ngriti një padi civile kundër ‘Semen Cryobank’ duke pretenduar se kanë bërë “marketing mashtrues dhe keqinterpretim të produktit”.
Sipas avokatit të saj, Z. Abraham Jones, banka e spermës i shiti me dashje klientes së tij spermën me vlerë të ulët nga “një djalë i zi i rastësishëm”, për shumë më tepër se ç’vlente.
“Uebfaqja e tyre mburret me shumë donatorë të famshëm, duke përfshirë tre ish-presidentë të SHBA, Brad Pitt, Tom Cruise, Jay-Z, madje edhe Papa Françeskun. Vë bast se shumë nga këto pretendime janë mashtruese. ”
Z.Jones thotë se klientja e tij ishte traumatizuar psikologjikisht dhe emocionalisht nga përvoja e saj, duke e çuar atë që të dhuronte fëmijën e saj për birësim vetëm disa muaj pas lindjes së tij.
“Ajo u ndje e tradhtuar thellë, sikur të ishte përdhunuar dhe ndjehej e paaftë për të rritur një fëmijë të lidhur me një akt kaq të tmerrshëm.”
Avokati i Sarah Maclean, Abraham Jones, thotë se klinika e pjellorisë shet qëllimisht spermë nga “djem të zinj të rastësishëm” si spermë nga të famshëm siç mund të jetë presidenti.
Departamenti i Policisë së Nju Jorkut konfirmoi se hapi një hetim mbi ‘ Semen Cryobank’ pas pretendimeve të Znj. Maclean.
Cryobank mohoi çdo keqbërje në një postim të shkurtër në llogaritë e saj në Facebook dhe Twitter, duke thënë se “trashëgimia është statistikisht e paparashikueshme”.
Kompania thotë se “shënuesit gjenetikë recesivë mund të shfaqen në individë të caktuar” duke e bërë të pasigurt ngjashmërinë fizike.