Kandidati për Komisioner të Komisionit të Zgjerimit dhe Fqinjësisë së mirë, Olivér Várhelyi ka marrë dritën e gjelbër nga Komisioni i Parlamentit Europian për Punë të Jashtme këtë të hënë.
Komisioneri që do të zëvendësojë Johanes Hahn, pritet të nisë detyrën e tij në 1 dhjetor pasi dy grupet më të mëdha politike në Parlamentin Evropian thanë se ata do të mbështesin kandidaturën e tij.
Várhelyi, aktualisht ambasadori i Hungarisë në BE, mori dritën e gjelbër nga anëtarët e komisionit të Parlamentit për punët e jashtme pasi ai dha siguri për pavarësinë e tij nga kryeministri Viktor Orbán në përgjigje të pyetjeve shtesë nga eurodeputetët.