Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchard paraqiti sot në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, raportin vjetor të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
Kryesia sllovake e OSBE-së falënderoi ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Borchardt për raportin e tij të përgjithshëm.
“Si kryesues të OSBE-së, ne mbështesim aktivitetet e prezencës së OSBE-së, nga nismat antikorrupsion, deri te projektet për mjedisin, nga mbrojtja e të drejtave të njeriut, te reformat në legjislativ, gjyqësor dhe media”, thuhet në deklaratë.
Kujtojmë që presidenti Ilir Meta para disa ditëve i ndaloi hyrjen në Presidencë ambasadorit Borchardt./Fjala.al