Tre minatorët që kishin mbetur të bllokuar prej dy ditësh në një nga minierat e Dibrës, janë gjetur të paj.etë mëngjesin e sotëm.
Gazetari Artan Hoxha pas këtij lajmi të kobshëm u shpreh se ata do të harrohen deri më tragjedinë tjetër.
Në reagimin e tij ka ndërhyrë edhe biznesmeni i njohur Petrit Ago i cili ka dhënë një mesazh të fortë për klasën politike.
“Ata thone ju vleresojme qe na anatemoni ne Fb , e dime qe ju harxhoni shume kohe duke shkruar, por ne vazhdojme punen tone, vetem pasurohemi, deri sa T’ju skllaverojme, deri sa ketu te largohen forca aktive e mendjes dhe punes, e te mbeten pensionistet te vetmuar, atehere pushtetaret do kerkojne puntore nga vendet arabe, azia etj.
Pas kesaj klasa politike 30 vjecare do lumturohet me racen e perzier qe do krijohet.
Ngushellime, v.dekje me tmerr, ne do vazhdojme te heshtim, heshtim e vetem heshtim”, shkruan Ago në postimin e Artan Hoxhës.