Deputeti Myslim Murrizi u shpreh se nuk ka asgjë me komunitetin LGBT, por unë nuk i mbështet.
Ai shtoi se nëse perëndimi do që t’i favorizojë LGBT-në, ai do të ikë në Afrikë.
“Unë jam i qendrës së djathtë, familja, prona, besimi në Zot dhe Atdheu janë kolona që nuk duhet të tallet kush me to. Nuk kam asnjë gjë me komunitetin LGBT, ata qofshin mirë, por unë nuk i mbështes. Nëse perëndimi na dashka për të favorizuar LGBT unë do iki në Afrikë”, tha Murrizi për Ora News