Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka shkruar se sot duhet të ishte në Tiranë për të treguar mbështetjen për popullin shqiptar në hapjen e negociatave. Në një njoftim në rrjetet, ai shprehet se për fat të keq, nuk mund të ishte në Shqipëri për shkak të tërmetit.
“Dua të tregoj solidaritetin e Parlamentit Evropian me njerëzit në Shqipëri”, shprehet Sassoli.