Protestës së naftëtarëve të Ballshit, i është bashkuar dhe si zë profesori i njohur Përparim Kabo, i cili kërkon nga ministrat që të shesin vilat, makinat, jahtet dhe bizhuteritë që kanë dhe të paguajnë punëtorët që kanë 27 paga të pamarra.
“Shtet zgjohu, ministri zgjohu, deputet zgjohuni…e shikoni qe njerezit e mrekullueshem te Ballshit, naftetare dhe punonjes te tjere te ketij sektori nevraligjik dhe fitimprures, nuk kane mare rrogen, pagen, leket per buken e femijeve prej disa muajsh.
I kujt eshte faji apo kush mbane pergjegjesi? Po sigurisht jo ai qe punon dhe nuk paguhet? Pergjegjesi mban shteti dhe dikasteri perkates. Kur e shitet kete pasuri kombetare apo e privatizuat si edhe thoni ju, te dy palet te djathtet dhe te majtet e politikes, keni bere kontrata dhe në të sigurisht mbrojtja e pasurise kombetare dhe punonjesve do duhej te ishte kryesorja, gje qe nuk ndodhi.
I dhate per pese leke, dhe e mori kush deshi e si deshi, te huaj dhe vendas, qe as edhe detyrimet fiskale ndaj shtetit nuk i derdhën, vetem akcizën e naftës nuk e paguan dhe shifra shkon ne dhjetra miliona euro.
Ju qe flisni per rritjen e lumturise, ju qe flisni se nuk ka njerez qe v.desin per buke ne atdheun tone, ju qe derdellisni nga mengjesi deri ne darke per lirite e te drejtat e njeriut, ju jeni te pabesueshem sa kohe qe liria themelore, si edhe eshte e drejta e jetes, nuk e siguroni…
Eshtë rasti te perdor argumentin e Kryeministrit kur i tha privateve..”, shisni makinat, vilat, jahtet dhe paguani punetoret”… edhe ju ministra dhe qeveritarë… shisni vilat, makinat, jahtet dhe bizhuterite qe keni dhe paguani punetoret e Ballshit…”. Behuni nje here te vetme burra me bese…”, shkruan profesor Kabo./Ekskluzive.al