Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta pritet të rinisë nga puna javën e ardhshme. Prej marsit të këtij viti ky komision hetimor nuk është mbledhur për shkak të pandemisë së Covid-19, ndërsa një tjetër justifikim se përse është zvarritur puna e tij ka qenë Komisioni i Venecias.
Por në datën 19 qershor “Venecia” foli, teksa në opinionin përfundimtar për ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese sa i përket emërimit të anëtarëve të rinj në këtë institucion vlerësoi se veprimet e kreut të shtetit për këtë çështje janë përgjithësisht në përputhje me një interpretim të arsyeshëm të Kushtetutës.
Ky vendim i ka hapur rrugë mbledhjes së komisionit, i cili pritet që të mblidhte të hënën e 13 korrikut në orën 14:00. Gazeta ka siguruar rendin e ditës së mbledhjes së komisionit hetimor, ku mes të tjerash do të shqyrtohen provat e administruara dhe opinionin e Venecias për çështjen e përplasjeve për Gjykatën Kushtetuese mes Kuvendit dhe Presidencës.
“Mbledhja e komisionit hetimor më datën 13.7.2017 ora 14:00 përmes platformës online; Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 30.3.2020; Administrimi i opinionit të Komisionit të Venecias dhe provave të tjera; Diskutime mbi provat e administruara”, thuhet në dokumentin e siguruar nga gazeta. “Fati” i Metës në dorë të komisionit hetimor Por fakti që në datën 13 korrik komisioni hetimor do të njihet me opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias do të thotë se pas kësaj pritet që të marrë fund edhe debati për Kushtetuesen mes kreut të shtetit dhe mazhorancës, lidhur me Arta Vorpsin dhe nëse zgjedhja e Marsida Xhaferllarit ka qenë përtej afateve të përcaktuara në Kushtetutë.
Këto emërime nxitën tensione të mëdha në skenën politike shqiptare, ku vetë presidenti Meta akuzoi Parlamentin dhe KED, se po bëni “puç” për kapjen e Kushtetueses dhe kompetencave të tij. Palët iu drejtuan Komisionit për të vendosur kush ka të drejtë. Ky i fundit në raportin paraprak dhe atë përfundimtar vlerësoi se veprimet e kreut të shtetit, për këtë çështje, janë përgjithësisht në përputhje me një interpretim të arsyeshëm të Kushtetutës.
Megjithatë pavarësisht këtyre, mazhoranca këmbëngul që presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën kur anuloi zgjedhjet vendore të 30 qershorit, kështu që, “fati” i Ilir Metës është në dorë të Komisionit të Venecias. Nga ana tjetër, vetë deputetët socialistë kanë dhënë sinjale se do t’i shkojnë deri në fund shkarkimit të Metës nga detyra.
Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, deputetja socialiste, Artemis Malo u shpreh pak ditë më parë se nuk ka asnjë tërheqje nga ana e mazhorancës dhe se sipas saj, komisioni hetimor do të vijojë punën. “Për ne si mazhorancë qeverisëse Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla teksa komentoi dy opinionet e Venecias, atë për Gjykatën Kushtetuese dhe paketën anti-shpifje, deklaroi pak ditë më parë se shkarkimi i presidentit Ilir Meta nuk ka qenë qëllim në vetvete.
“Shkarkimi i Presidentit të Republikës nuk ka qenë qëllim në vetvete. Komisioni Hetimor parlamentar i iniciuar nga 55 deputetë është një komision që po vijon punën. Ka pasur një objekt të punës hetimore disa çështje të rëndësishme. Opinioni lidhur me çështjen e emërimeve ne Kushtetuese e thotë qartë se ka një vakum. Dhe në lidhje me aktin e presidenti duke mos i ofruar mundësi betimi një anëtari për t’u votuar në Kushtetuese.
Komisioni i Venecias është i qartë në këtë pikë”, deklaroi Balla. PS: SHKARKIMI I METËS S’KA QENË QËLLIM NË VETVETE komisioni hetimor nuk është lojë. Për ne si shumicë qeverisëse është e qartë si dritë e diellit që presidenti Ilir Meta tejkaloi kompetencat dhe shkeli me të dyja këmbët Kushtetutën e Shqipërisë kur anuloi zgjedhjet vendore të 30 qershorit një vite më parë. Kështu që, ne kemi arsye për t’i shkuar deri në fund procesit”, deklaroi deputetja socialiste, Artemis Malo.
Ndërkohë ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela. Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT” akuzoi presidentin Ilir Meta se ka shkelur në disa raste Kushtetutën dhe se shumica socialiste sipas tij, e ka për detyrë ta çojë deri në fund betejën me kreun e shtetit. “Respekt për Komisionin e Venecias dhe vendimet e tij. Ne nuk kemi lënë asnjë punë gjysëm dhe pas dore. Lufta vazhdon për të siguruar demokraci për shumicën”, deklaroi deputeti i PS, Bujar Çela. Afatet e komisionit hetimor “Meta” skadojnë në 31 korrik.