Liken e kemi parë shpesh, që herë mbas here hap dyert e Presidencës, të dal vrrik majë kalit të tërbuar të Antishtetit me Kushtetutën e lidhur nga pas, dhe si në një shfaqje makabre mesjetare, të argëtohet duke e marrë shkrra atë.
Dhe po i hype atij kali, nuk je më i zoti të zbresësh, deri sa të thyesh qafën bashkë me të. Amen!
Tashmë Likja ka berë aq shumë mëkate kushtetues, sa nuk gjen me pika referimi, për të bërë një krahasim për të qenë.
Edhe po të duash ta përqasësh me Maliqin, prap kam frikë se do e teprojmë. Edhe Maliqrat kanë sedrën e vet. Kësaj i thonë, me i hi në hak zotërinjve Maliqer kot m’kot, duke ju rras gjynahe që as ju kanë shku ndërmen.
Edhe në ju pastë shku, s’ja u ka mbajt, ngaqë e kanë ditë deri ku i ka kufijtë bashkëpunimi i marrisë me poshtërsinë. Tu japim Maliqve atë qe u takon Maliqërve!
Ngaqë Maliqërit na kanë hardh hakut dhe s’na kanë munguar kurrë historikisht, kishim krijuar përshtypjen, se s’ke ku gjen rracë më të poshtër se ajo, prandaj kemi krijuar dhe një soj tabuje, dhe mendonim që s’ka zot që e rrëzon. Por, ç’po na shohin sytë me Liken, Maliqërit e djeshëm, është ti marrësh e ti puthësh në ballë!
Yyyhaaa, tashti shkeljet e Kushtetutës si numëron më kush, janë bërë si dopjot e Dashit! Por ato që janë për tu vënë në kornizë, si veprat më sureale të jurisprudencës botërore, janë ç’dekretimi i zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe dekretimi i një date tjetër pa pyetur askënd(e ka ba në kry të vet, do të thoshte i ndjeri Pal Vata) dhe proçka kushtetuse e fundit me emërimet e gjyqtarëve kushtetues.
Këto raste edhe monarkut ma të thekun, do ti kishin fut dridhmat!
Po ja që Likja, se çan bythën fare! Datat Kushtetuse për të, janë si disqet e tavllës, që i vendos si ti çohet, sa herë i hedh zaret Mona. Jepi Like, dridhe Like!
Mirëpo proçka e fundit, nuk është aq e thjeshtë, sa një ç’vendosje sipas zogut qefit të gurve të tavllës. Është shumë më e komplikuar, do thoja e pamujtun!
“Oooo, problem i madh, se po thu është e pamundur. Kuadër i forti ti!”, mund të thotë ndonjëri. Ashtu do të ishte vërtet, sikur kjo thënie të ishte produkt intelektual i imi. Por nuk është ky rasti, prandaj s’ka kush pse e merr në konsideratë si të tillë.
Unë jam veç një cope emigranti, po që me aq sa kam parë e lexuar, njerëz shumë, po shumë më të ditur e të mençur se unë, s’kam hasur kund të ketë shkencëatar, që nga Aristoteli e deri në ditet e sotme, që katershin ta ulë nga froni dhe të thotë, që nga sot e tutje do të jetë tresh, përveç Likes tonë.
Nëqoftëse dikujt, kjo teori mund ti duket si një produkt i një mendje të shëndoshë, at’here nuk më mbetet gjë tjetër për të thënë, veç: Të keqen e mendjes!
Për hir të së vërtetes duhet thëne, se kemi dhe liderin e opozitës, Lulashin, që arithmetikën e bën lëmsh, por ky fakt, nuk vjen si shkak i ndonjë shpikje të bërë nga ai, si në rastin e Likes, por më teper ka lidhje me vështirsitë që has, për të asimiluar dhe llogjikën e thjeshtë arithmetike.
Njaq din, njaq ban! Ndërsa a ka përfituar Likja, nga konfuzioni dhe bagazhi i cunguar i Lulashit, për të formuluar teorinë e tij, këtu s’di çfarë të them, se fus dorën në zjerm. T’ja lamë kohës!
Teorinë e re Likja e shpalosi para gjithë botës, kur me dekretin e tij emëroi gjyqtaren Xhahillari, edhe pse pozicionin e saj në renditje, Kushtetuta e kishte përjashtuar si mundësi të zgjidhej si gjyqtare kushtetuse.
Sipas Kushtetutës, të drejtën për tu emëruar si gjyqtare kushtetues e kanë vetëm tre të parët, ndërsa ajo renditej mbas treshit, e katërta. Mirpo, ndigjoni, ndigjoni, falë teorisë së tij u bë e mundur, që numri katër që sot e tutje, duhet ta quajmë tresh. Fjala e Likes!
He ç’na gjeti! Mirë se ne kemi imunitet ndaj çfarëdo gomarlleku dhe nuk shqetësohemi aq shumë, por problemi është se kjo teori, ka per të futër në telashe të mëdha gjithë elitat e katedrave ndërkombëtare të shkencave ekzakte.
Do t’ju duhet të rishikojnë tërë arritjet e deritanishme, që nga koha kur arabët shpiken numrat. Të shkretët ata! Bu, buu buuu, jaaa, katërshi s’është më katërsh, po tresh! Kanë për të përfunduar me kryt sa nji babune! Puuuuu, pik e zezë!
Hajt se ata ja kanë marrë dorën, ta shtrydhin trunin deri në fund, po dhe ne qytetarët e thjeshtë, s’do gjejmë paq nga pasojat e kësaj teorie.
Nuk asht e lehtë me e besu, kur sheh një gomar me katër kambë, pastaj ta marrësh si për të mirqenë, se në të vërtet ka vetëm tre të tilla. Por telashet shtohen at’herë, kur do na duhet, ta zemë, kemi nevojë të blejmë katër kile patate, dhe shitësi të na japë vetëm tre.
Ose kur shkojmë në mejhane me shokët dhe porosisim katër dopjo raki, kurse kamarieri na sjell vetëm tre.
Natyrshëm që në këtë rast, është e pamundur të mos plasi shamata. Gjithsecili do ti shtronte pyetjen kamarierit, “Ca ban mor zotni, ne të parositëm katër dopjo e jo tre”, ndërsa ai do përgjigjen krejt i qetë, “po atë bëra dhe unë, jam me teorinë e Likes”. “Po ti je duke na vjedhur”, do bërtiste i revoltuar dikush tjetër, por kamarieri pa e prishur terezinë do përgjigjej, “Ja spjegova nje herë, jam me teorinë e Likes”.
Aaaah Like, ç’na bëre! Kot se quajnë Like flori!
Lëre pastaj çoroditjen që do pësonin fëmijet. Hajde mbushu mendjen, që macet dhe qentë që mbajnë nëpër duar, nuk kanë nga katër këmbe, por tre.
Që njerzit i ka falë zoti, jo me katër gjymtyrë, por me tre. Do tu duhet të besojnë, që invalidët pa njerën këmbë, në të vërtetë janë njerëz krejtësisht normale, pa asnjë cen, ndërsa çdo njeri tjetër me katër gjymtyrë, duhet të quhet invalid. Ooo nan, o nan, me t’ikë tepeleku i kresë! Ca na bani ky zog kurvet!
Lind pyetja, po si duhet t’ja bëjmë këtij halli!? Po të presim deri sa Parlamenti të ndjekë proçedurat për shkarkimin e Likes, ka të ngjarë që shqiptarët të bëhen pacientë të denjë për neuropsikiatërit.
E vetmja zgjidhje, që shumica shqiptarëve të shpëtojnë nga lajthitja kolektive, është të shkojnë para Presidencës, jo një grusht njerzish siç mbledh Shqupi, po me qindra mijra, dhe mos ta lejojnë të dalë më Likja që aty, pa dhënë dorëheqjen.
Përndryshe, ka rrezik të marrë qytetarinë mendimi, që shqiptarët e shohin teorinë e Likes, si një revolucion matematik. Ku, kuuu, vaj medet hallit at’herë!/Fjala.al
Nga Akil Ylli