Disa ditë më parë një 16-vjeçare shqiptare na bëri të gjithëve krenarë teksa mbajti një fjalim tepër dinjitoz në Parlamentin Europian. Është fjala për Rea Sylejmanin nga Kosova, e cila paraqiti problemet për dhunën dhe diskriminim gjinor përpara të gjithë euro-deputetëve. Sipas saj, me fjalimin që bëri, ajo nuk përfaqësoi vetëm Kosovën.
“Kam folur para disa ministrave të Parlamentit dhe kam dhënë fjalimin mbi dhunën dhe diskriminim e vajzave në botë”, tha ajo për Klan Kosova.
16-vjeçarja ka folur edhe për një mangësi në sistemet arsimor. Sipas saj kjo i ka dhënë një përshtypje të mirë ministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.