Teksa po flisnin për femrat që vendosin që të mbulohen avokatja Migena Balla ka debatuar me publicistin Ilir Demaliaj . Në një lidhje “Skype” për ‘Shqipëria Live’, Demaliaj u shpreh se ai nuk do donte që nipin e tij ta dërgonte në një shkollë ku ka vajza të mbuluara.
“Unë kur u largova nga Shqipëria, nuk ika për arsye ekonomike, por për një kulturë tjetër. Ika për një formim tjetër, kulturë tjetër. Po të shkoja të jetoja në Dubai apo diku ku ka luks të madh, nuk do të jetoja dot. Unë jetoj në një shtet ku liria është pa kufi. Amerika është e ndërtuar mbi fe të ndryshme, kombe të shumta”, tha ai.
E teksa në një moment donte të ndërhynte avokatja Migena Balla, Demaliaj reagoi mjaft ashpër duke i thënë: “U lava me ty që në atë moment. Ju të merrni jetën. Nuk kam nevojë të të dëgjoj ty. Nuk të ndërpreva. Nuk po të drejtohem ty. Ti je njeri i dhunshëm. Kjo tregon kulturën e saj të dhunës. Unë nuk e ndërpreva atë, ndërsa ajo po”.
Më vonë, Migena mori fjalën dhe iu përgjigj Demaliajt: “Edhe unë jam rezidente kanadeze, që kur mbërrij në aeroport përballem me policet me shami. Në çdo institucion gjen vajza me veshje myslimane. Ai thotë se islam është i dhunshëm, dhe janë me financim. Gjyshja e Demaliajt, e imja apo të tjera që mbajnë mbulesën nuk janë mbuluar apo financuar nga askush. Ata kanë jetuar edhe në kohën kur u shemben xhamitë dhe sërish e mbajtën shaminë. Demaliaj ka nota islamofobike”.