Drejtori i Përgjithshëm i Sanofit, Paul Hudson shkaktoi pakënaqësi me deklaratat se qeveria amerikane “ kishte të drejtën për numrin më të madh të porosive sepse po investon duke marrë përsipër rreziqe”. Kryeministri francez Edouard Philippe u përgjigj duke thënë se të gjithë kanë të drejta të njejta qasjeje ndaj vaksinës.
“Siç e ka thënë dhe presidenti Macron, një vaksinë kundër Covid-19 duhet të jetë një e mirë publike globale. Qasja e barabartë për të gjithë ndaj vaksinës, është e panegocjueshme”, tha ai.
Kreu i Sanofit paskësaj, u zotua për akses të barabartë për të gjithë. “ Dua të jem sa më i qartë me të gjithë: nuk do të ketë avantazhe të caktuara për asnjë vend” , tha Serge Weinberg për televizionin France 2.
Ai shtoi se fjalët e Hudson, janë shtrembëruar. Presidenti francez Emmanuel Macron e ka theksuar se përpjekjet për gjetjen e një vaksine kundër sëmundjes që ka pushtuar globin nuk duhet të jenë subjekt I forcave të tregut. Macron pritet të takohet me krerë të Sanofit javën e ardhshme.
BE-ja insiston se të gjithë duhet të kenë qasje të barabartë ndaj vaksinës, zhvillimi i së cilës është kthyer në prioritet për një sërë laboratoresh anembanë globit.