Gjatë kohës që po zhvillohet protesta e opozitës, policia tentoi të a.rrestojë me d.hunë drejtorin e gazetës ‘Koha Jonë’, Nikollë Lesi, i cili po shkonte në redaksinë e gazetës.
Forca të shumta policie, edhe ato të repartit ‘Shqiponja’, dolën para makinës së drejtorit të ‘Koha Jonë’ dhe tentuan ta marrin me forcë për në komisariatin e policisë. Nuk dihet të ketë ndonjë arsye për këtë veprim.
Lesi sqaron ngjarjen, ndërsa tregon edhe shenjat në trup.
“Ishin 8 deri 10 policë që më kanë d.hunuar. Isha në makinën time dhe po ikja në redaksi. Policët ishin të tensionuar sapo më njohën. Unë si gazetar po ndiqja protestën.
Dolën përpara meje dhe më rrethuan makina policie, Shqiponjat etj. Iu thashë se po ikja në zyrën time në redaksi dhe isha korrekt në çdo gjë.
Ata m’u turrën dhe donin të më nxirrnin me forcë nga makina. Më shqyen dorën e majtë, mbylla menjëherë dorën e makinës.
Policia donte të më shoqëronte në komisariat, por për fat të mirë nuk ndodhi.
Policia ka frymën e pushtetit. Fryma e këtij pushteti ka shkuar deri te polici i thjeshtë. Jam gazetar që bëj kritikat e mia normale gazetareske”,- thotë ai.