Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka komentuar në një intervistë për ‘DW’ përgjimet e reja që nxori dje gazeta gjermane ‘Bild’.
“Unë nuk besoj që një publikim i tillë prish imazhin e Shqipërisë. Sigurisht që asnjë lajm sado i vogël, që nuk është pozitiv, nuk na pëlqen.
Por çështja ka nevojë që të merret me qetësinë e duhur pasi është në hetim dhe kjo është një rrjedhje e paautorizuar, duhet të presim fundin.
Nuk duhet të k.ërcejmë te konkluzionet shumë herët, pasi i bëjmë dëm procesit.
Ajo që është publikuar është pjesë e një dosje që po zhvillohet, bëhet fjalë për rastin konkret dhe përgjithësisht në të gjithë kuptimin e së drejtës përgjimet nuk janë prova, por incide që të çojnë te provat.
Duhet të presim deri kur të sqarohet rasti”, tha ai.