Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pavarësisht betejës me drejtësinë, gjen vazhdimisht kohë për të kënduar.
Ai është shfaqur në disa raste duke kënduar muzikë live, teksa nuk ka ngurruar të ngjitet në skenë me këngëtaret më të mira shqiptare.
Ish-ministri është shfaqur së fundmi duke kënduar në skenë me Aurela Gaçen dhe Erik Loshin. Një ndër vargjet që ka kënduar është “Si s’më lanë rehat”.
Mbase është një rastësi, pasi ministri ka àkuzuar shpesh se sùlmohet në mënyrë të qëllimshme.