• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zbardhen të dhënat e verifikimeve dhe pseudonimet e spiunëve: Politika refuzon hapjen e dosjeve për deputetëtm, 16 zyrtarë të lidhur me ish-Sigurimin!

May 6, 2020
in Aktualitet, Kronike
        
 

Spiunët e Sigurimit të shtetit vijojnë të jenë pjesë e administratës. Prej disa vitesh ka nisur procesi i hapjes së dosjeve dhe duket se po dalin shumë të dhëna. Dje në Komisionin e Ligjeve ka raportuar drejtoresha e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula, e cila ka prezantuar raportin e institucionit për vitin 2019.

“Janë zhvilluar 70 mbledhje dhe 843 vendime, nga të cilat 832 vendime unanime, 9 marrëveshje bashkëpunimi, 135 kërkesa institucionale, 286 kandidatë apo zyrtarë të verifikuar, 506 aplikime individuale, 29 kërkesa për zbardhjen e bashkëpunëtorëve, 5 kërkesa për qëllime rehabilitimi dhe dëmshpërblimi, 158 kërkesa për pajisjen me vërtetim për periudhën e internimit apo burgimit, 72 kërkesa për qartësimin e fatit të të zhdukurve, 105 kërkesa studimore e mediatike me 1500 dosje të trajtuara, 92 777 dokumente të deklasifikuara, 170 150 faqe të vëna në dispozicion në 2019. Institucioni ka zhvilluar funksionet e veta në përgjigje të kërkesave të qytetarëve, institucioneve, grupeve të interesit, kërkuesve shkencorë dhe mediave kombëtare e të huaja”, tha Sula.

Seanca online u drejtua nga kryetari i Komisionit të Ligjve, Ulsi Manja, i cili, në zbatim të rezolutës së Kuvendit 2019, e vuri theksin te çështja e të zhdukurve në diktaturë, duke kërkuar zbardhje të së vërtetës dhe ofruar mbështetje institucionale. Bashkërelatori z. Andi Përmeti bëri një paraqitje të punës së AIDSSH, sa i takon administrimit të dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, informimit të shoqërisë, kërkimit shkencor dhe edukimit qytetar. Në vijim, Vasilika Hysi u thellua në përshkallëzimin e veprimeve të Autoritetit me pushtetin lokal, sa u takon të zhdukurve dhe përgjegjësive të ndërsjella për identifikimin dhe mostjetërsimin e vendvarrimeve. Korab Lita dhe Ulsi Manja ishin pjesë e diskutimit që u përmbyll nga bashkërelatorja, Klotilda Bushka, me prezantimin e projektrezolutës 2020 për AIDSSH.

Prej disa vitesh kanë dalë fakte se në administratë dhe politikë ka spiunë të ish-Sigurimit. Sipas raportit, gjatë vitit që lamë pas ka pasur 135 kërkesa për verifikim për 286 zyrtarë që kanë kandiduar për poste të ndryshme në Presidencë, Kuvend, sistemin gjyqësor, Ministrinë e Brendshme, Administratën Publike, etj. Nga këta 16 kanë rezultuar të lidhur me Sigurimin. Por nga raporti vjetor i AIDSSH rezulton se dhe politika është e prekur, pasi Komisioni Bezhani ka zbuluar shumë emra të njohur që kanë bashkëpunuar me ish-Sigurimin. Ligji aktual nuk lejon që të hapen dosjet për deputetët, ministrat apo krerët e bashkive.

AIDSSH ka bërë dhe një propozim në Komisionin e Reformës Zgjedhore ku kërkon që para zgjedhjeve të bëhet me detyrim kontrolli i kandidatëve nëse kanë pasur apo jo lidhje me Sigurimin. Por kjo kërkesë është refuzuar. Drafti i propozuar nuk është diskutuar fare në komision duke treguar dhe një herë se politika nuk e do hapjen e dosjeve për të. Sipas atyre që e njohin fushën, ka shumë deputetë që kanë bashkëpunuar me Sigurimin e asaj kohe, si dhe funksionarë të tjerë të lartë. Por si duket do të vijojnë që të jenë në detyrë edhe për shumë kohë.

Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shteti ka zbuluar disa prej pseudonimeve që përdorin agjentët e Shërbimit Sekret gjatë regjimit komunist. Prej disa vitesh ka nisur një proces informimi për ata që ndiqeshin nga regjimi dhe ata që ishin pjesë e Sigurimit. Gazeta “SOT’, ka siguruar disa prej dokumenteve të deklasifikuara javët e fundit nga AIDSSH, ku jepen detaje mbi pseudonimet që kishin agjentët dhe bashkëpunëtorët e regjimit. Sipas dokumenteve, shtetasi me inicialet G.L ka pasur pseudonimin “Bindja”. Ndërsa një shtetas tjetër me inicialet N.C, kishte pseudonimin “Alpinisti”. Ndërsa pseudonimet e tjera janë: “Rinia”; “Dajti”; “Peneli”; “Joviku”; “Ylli”; “Guximtari”; “Aviatori”; “Pashtriku”; “Shkëmbi”; “Gramozi”, etj./KLITI TOPALLI


        
 
Next Post

Sot prezantohet drafti i reformës zgjedhore! Luli me lularët kërkojnë gjëra që nuk kanë lidhje me reformën: 2 palë zgjedhje në pranverën e 2021!

Meta në shkelje të ligjit, kalon kompetencat me sulm ndaj KLGJ: Kërkesa për EURALIUS justifikim, nuk kemi nevojë për ndërkombëtarët, kanë bekuar çdo shkelje të Kushtetutës!

KLGJ i jep shuplakë të fortë presidentit: Çështjen e Dvoranit e marrin në dorë SHBA dhe BE

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In