• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

KQZ shpërndan mandatet për zgjedhjet e 25 prillit, PD distancohet nga aleatët, kërkon të mos njihen si deputetë të saj

June 24, 2021
in Aktualitet
        
 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë ditën e djeshme mandatet për zgjedhjet e 25 prillit.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri shpërndarjen e 140 mandateve, ku Partia Socialiste mori 74 mandate, Partia Demokratike dhe aleatët e saj morën 59 mandate, Lëvizja Socialiste për Integrim mori vetëm 4 mandate ndërsa Partia Socialdemokrate mori 3.

Kujtojmë se qarku i Shkodrës u fitua nga demokratët ku PD-AN arriti të siguronte 5 mandate. Po ashtu edhe në qarkun e Dibrës PD-AN arriti të merrte 3 mandate.

Sërish demokratët morën kryesimin edhe për qarkun e Lezhës ku PD-AN mori 4 mandate. Qarku i Kukësit është qarku i fundit ku PD-AN rezultoi fitues me 2 mandate. Ndërsa sa i përket PS, ajo kryesoi në qarqet Tiranë me 18 mandate, Durrës 8 mandate, Elbasan 8 mandate, Korçë 6 mandate, Berat 5 mandate, Gjirokastër 3 mandate, Fier 8 mandate dhe Vlorë me 8 mandate.

Ndërkohë pak ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se do të merrte mandatin në Durrës, duke e lënë atë të Vlorës. Pritet që mandatin e deputetit në qarkun e Vlorës ta marrë Teuta Ramaj. Kurse kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pranoi mandatin në Fier, duke e lënë mandatin e Tiranës për Petrit Vasilin.

Mandati nuk i kaloi kreut të PSD-së, Tom Doshi, pas dorëheqjes zyrtare të depozituar prej tij pranë KQZ-së, ndërsa kryeparlamentari Gramoz Ruçi e mori mandatin e Fierit edhe pse kishte njoftuar tërheqjen nga politika pak kohë më parë, megjithatë pritet që ta zëvendësojë Mirela Pitushi.

Certifikimi final i rezultatit në rang kombëtar sa u përket forcave politike, do të bëhet ditën e hënë nga Komisioni Rregullator i KQZ-së. Për miratimin e vendimit nevojitet shumica e thjeshtë e 3 nga 5 anëtarët.

Ndarja e PD me aleatët

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka kërkuar që aleatët e saj të mos njihen si deputetë të PD. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, u shpreh se pretendimi i PD për përkatësinë politike të kandidatëve kur janë në një koalicion, është një pretendim që qëndron dhe do të reflektohet në zgjedhjen e projekt-aktit.

Sipas tij në rast kur kandidatët janë pjesë e një koalicioni, do të përcaktohet edhe partia politike në të cilën bën pjesë ai kandidat fitues. “Vlerësojmë që pretendimi i PD me lidhje me përcaktimin e përkatësisë politike të kandidatëve fitues të rastit, kur këto parti politike janë pjesë të një koalicioni qëndron dhe do e reflektojmë në zgjedhjen e projekt aktit.

Në rastet kur kandidateët fitues janë pjesë e listës shumëemërore të një koalicioni, do të jetë e përcaktuar dhe partia politike ku i përket ai fitues. Në lidhje me numrin e mandateve, të cilat iu shpërndan çdo subjekti zgjedhor për çdo qark”, tha Celibashi.


        
 
Next Post

Yuri Kim mesazh të prerë politikës dhe organeve të drejtësisë: Boll u tallët me reformën në drejtësi, duhet me urgjencë të ecë përpara

Basha spastrime rrënjësore në Këshill dhe Kryesi! Zbardhen emrat që rrezikojnë largimin: Dështuan me objektivat në 25 prill

Reforma në drejtësi ngre siparin e bashkëpunimit PD-PS: Në vjeshtë ndryshon Kushtetuta dhe zgjidhen anëtarët e rinj në KLGJ e KLP

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In