• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Policia me dy standarde! Bizneset në Vlorë ankohen te Rama dhe kërkojnë të shtyhet ora policore: Te Gjiri i Lalëzit festohet me muzikë “live” deri në mëngjes!

July 17, 2021
in Aktualitet

Pronarët e lokaleve dhe restoranteve në Lungomare të Vlorës, i janë drejtuar me një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama, ku kërkojnë zgjatjen e orës policore për të mbajtur hapur lokalet dhe muzikën deri në orën 24:00.

Sipas tyre situata aktuale, ku muzika lejohet deri në orën 22:00, ndërsa lokalet lejohen të qëndrojnë hapur deri në orën 24:00, është e patolerueshme. Në kërkesë theksohet se në disa vende si në Gjirin e Lalzit shumë lokale qëndrojnë të hapur deri në orën 2 të mëngjesit.

Pronarët e bizneseve kanë kërkuar që të shfuqizohet akti normativ që i pengon ata që të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Ndërsa po ashtu, ata kanë kërkuar që të lejohet që aktivitetin ta ushtrojnë ato biznese që plotësojnë kushtet dhe që respektojnë masat. Ata akuzojnë policinë për sjellje jo etike dhe se në disa raste i ka dhunuar ata verbalisht e psikologjikisht.

Ndër të tjera, pronarët në kërkesën drejtuar kryeministrit thonë se në rast se kërkesa e tyre nuk do të merret ne konsideratë, ata do të mbyllin bizneset dhe do të përshkallëzojnë më tej duke mos paguar taksat dhe detyrimet. “Kufizimet e vendosura janë absurde dhe po veprohet në mënyrë të padrejtë dhe preferenciale. Bizneset tona mbyllen me dhunë në orën 24:00 kur është kulmi i lëvizjes së qytetarëve dhe kjo gjë është totalisht e papranueshme dhe e pahijshme për imazhin e turizmit në qytetin tonë.

Ndërkohë, Tirana vazhdon me grumbullime masive me qindra e mijëra njerëz. Me dhjetëra biznese në Tiranë dhe në Gjirin e Lalzit ku festohet deri në orën 02:00 të mëngjesit me muzikë live dhe me qindra persona pjesëmarrës. Ju lutemi shfuqizoni aktin normativ që kufizon të drejtën tonë që të ushtrojmë të lirë aktivitetin tonë jetik.

Lejoni ushtrimin e aktiviteteve muzikore në vende që plotësojnë kushtet të paktën deri në orën 24: 00. Në të tilla kushte trysnie ne nuk kemi si të jemi një vend me turizëm konkurrues në rajon”, thuhet në kërkesën drejtuar kryeministrit.

Shoqata e Biznesit kërkon heqjen e masave

Ndërkohë edhe Shoqata e Biznesit ka kërkuar që të hiqet ora policore. Në letrën drejtuar ministrisë së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe duke vënë në dije zv. ministren Mira Rakacolli, thuhet se është e nevojshme që të merren masa lehtësuese.

Shoqata ka paralajmëruar se nëse nuk do të ketë reagim, lënë mundësinë e hapur për përshkallëzim të bizneseve. “E nderuar znj.ministre Ogerta Manastirliu dhe përfaqësues të Komitetit Teknik të Ekspertëve, ora policore ende në fuqi, na privon të zhvillojmë normalisht aktivitetin tonë ekonomik, brenda orarit të lejuar nga institucionet, na vështirëson së tepërmi ekonominë, gjë e cila reflektohet edhe te të ardhurat familjare të çdo drejtuesi biznesi.

Për këtë arsye kërkojmë të rishikohen masat në fuqi, duke pasur parasysh edhe numrin e ulët të rasteve me infektime nga Covid 19, ashtu sikurse edhe vdekshmërinë. Goditja që kemi marrë nga një vit mbylljeje për shkak të pandemisë së Covid-19, dhe orës policore ende në fuqi, do të na e vështirësojë akoma dhe më shumë ekonominë dhe financat”, thuhet në kërkesë.

Next Post

Lëkunden pozitat e Metës! Gjykata e Lartë drejt plotësimit me 10 anëtarë: KLGJ emëron Artur Kalanë! Gati vendimi edhe për Dariel Sinën dhe Asim Vokshin

Pa panik nuk po vjen "kiameti“! Jemi aktivizuar në gjendjen e gatishmërisë: MM del me njoftimin e jashtëzakonshëm

“Tashmë është vonë”! Kreshnik Spahiu publikon foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe ngre alarmin për vendin tonë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved