Avokati i Presidentit amerikan Donald Trump tha të dielën se ekipi i tij ligjor nuk ka për ta lejuar Prokurorin e Posaçëm Robert Mueller ta marrë në pyetje zotin Trump lidhur me pushimin nga puna të ish Drejtorit të FBI-së James Comey, vitin e kaluar
Shumë shpejt, zoti Mueller u caktua të kryesonte hetimin ndaj Rusisë.
“Ne nuk do të pranojmë t’u përgjigjemi pyetjeve për zotin Comey”, tha avokati i zotit Trump, Rudy Giuliani në një intervistë për CNN-in.
Giuliani dhe avokatë të tjerë të zotit Trump kanë negociuar për muaj të tërë me zotin Mueller lidhur me kushtet për një intervistim të mundshëm të zotit Trump nga hetuesit, por deri tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje.
Në komentet e tij në Twitter të dielën, Trump citonte komente të përkrahësve të tij në programet e tij të preferuara në televizionin Fox, ku që talleshin ne hetimin e zotit Mueller.