Zjarri, i cili përfshiu ishullin Evia në Greqi ka vazhduar edhe gjatë natës. Ky ishull aktualisht ka 2 vatra zjarri m distancë 3 km nga fshatrat Kontotispoti dhe Stavros. 250 persona janë evakuuar nga autoritetet, ndërsa 300 të tjerë janë strehuar te të afërmit e tyre.
Kryetari i Bashkisë Psachna G. Psathas u shpreh për mediat vendase se prania e pajisjeve zjarrfikëse ajrore dhe tokësore është e fortë dhe shpresonte se shumë shpejt zjarri do të vihej nën kontroll.
Në Evia aktualisht ndodhen 186 zjarrfikëse dhe 5 helikopterë për përforcime nga ajri.