Ku humbi, ku shkoi, a e di njeri pse u zhduk kaq dramatikisht?
Aleksandër Biberaj një prurje e Partisë Komuniste në lëvizjen studentore 1990, iu bashkua më pas tropojanit Berishë në partinë e tij.
I dypënësuar në Albtelecom dhe Shik, hëngri bukë si demokrat deri në vitin e mbrapshtë 1997 e më pas e drodhi si çingije bjeshke.
Mbeti zyrtar i lartë i administratës së Fatos Nanos deri më 2005 dhe u çvirgjërua sërish me patriotin e tij tropojan Berishë dhe ky i fundit e bën deputet.
Pas Berishës flirton me Bamir Topin deri më 2017, fillon avazin e vjetër dhe tenton të futet në ulluqet e qeverisë Rama por i përzënë me ceremoni shkon te oborri i PD-së për ti rënë në sy Lul Bashës.
Luli si gjithmonë në gjumë as nuk tentoi të hapte sytë e ta shihte. I zhgënjyer, Biberaj shfaqej tek-tuk në ndonjë ekran televiziv periferik por edhe aty nuk la gjurmë.
I vetmuar, i izoluar dhe i gjykuar keq nga pabesia dhe paburrëria që ka treguar 28 vitet e fundit, ia piu lëngun edhe tribalizmi edhe politika.
Tashmë i lodhur, i plakur, i ciknosur nga dallaveret që i rëndojnë mbi shpinë është fshehur e nuk shfaqet.
Dikush thotë që ka shkuar përsëri në vendlindje në Tropojë por edhe aty nuk gjen rehat. Nuk duan ta kenë pranë as lumi, as pylli, as bjeshkët dhe as arushat.
I konsumuar shumë nga biberonat që thithte qysh kur ishte spiun në Shikun e Berishës e derimë tani!