Një dokument shkresor provon faktin, se në vitin 2004, Erion Isufi është emëruar funksionar, me detyrë “Asistent juridik”, pjesë e stafit të zyrës së posaçme, të Tribunalit Hetimor të krimeve të luftës në Kosovë, me qendër në Beograd-Serbi, ku drejtor ka qenë Lulzim Basha.
Pra kunati, ka qenë vartës i tij dhe dokumenti provon se në 20 vitet e fundit, pra qysh nga viti 1998 e deri sot, ai dhe Basha, kanë qenë përherë bashkë – sugjeron dokumenti i zbuluar nga portal Pamfleti.
“Siç dihet, Zyra Biografike Serbe, për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë, ku drejtor ishte Lulzim Basha, Zv/drejtore Argita Malltezi, Sekretare Aurela Isufi (gruaja e Bashës) dhe Asistent Juridik Erion Isufi, hartonte dosje të zeza krimesh, kundër luftëtarëve e komandantëve të UÇK, në favor të Serbisë, të cilat, Beogradi i depozitonte në Gjykatën e Hagës, si provë, që kosovarët ishin vrasës të serbëve dhe jo serbët, vrasës të kosovarëve” – shkruan portali.
Me këto dosje, janë përndjekur, arrestuar, gjykuar e dënuar, 57 luftëtarë dhe komandantë të UCK, mes tyre dhe Ramush Haradinaj.