Revista “Architectural Digest” ka qenë në shtëpinë e Bill dhe Hillary Clinton, për të zbuluar më tepër nga ambienti ku ata banojnë prej 20 vjetësh.
Clinton ka treguar se ka pasur një përvojë shumë emocionuese në këtë shtëpi, teksa i janë dashur mbi 3 vjet për t’i dhënë formën që ajo dëshironte.
Sipas saj, edhe pse ishte një dashuri me shikim të parë, shtëpia me tulla të kuqe neo-gjeorgjiane prej 5.500 metra katrorë e cila u ndërtua në vitin 1951 sidoqoftë kërkonte rinovime të gjera./Fjala.al