• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Takimi i Ismail Qemalit me ish-prefektin e famshëm të Tiranës

November 22, 2019
in Aktualitet, Histori
        
 

Publikohen kujtimet e panjohura të Qazim Mulletit, ish-prefektit të famshëm të Tiranës, të cilat janë ruajtur prej disa dekadash në familjen e nipit të tij në Tiranë, (Tanush Mulletit) ku fillimisht tregon se si e mësoi fshehurazi gjuhën shqipe në kohën e pushtimit osman, në shkollën e Filip Ashikut me fjalorin e At Jak Cungut të 1805-ës dhe me veprat e Padër Gjergj Fishtës, si “Lahuta e Malcis” që ai e lexoi në 1909-ën. Dëshmitë e rralla të Mulletit lidhur me ngjarjen e ngritjes së flamurit në Tiranë më 25 nëntor të vitit 1912 dhe më pas më datën 28 në Vlorë ku ai ishte pjesmarrës në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe së bashku me Cen Kukaleshin e Mahmut Fortuzin, u pritën në audiencë nga Ismail bej Qemali, i cili e emëroi Qazimin në detyrën e Nënkomisarit të Prefekturës së Durrësit.

Kujtimet e Qazim Mulletit :

Gjuhën shqipe (pas 1900) e kemi mësuar tinëzisht për arsye se xhonturqit nuk e mbajtën premtimin për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe, dhe u informova se në Tiranë gjendej një shkollë që mësonte në gjuhën shqipe më pretendimin se mësohej gjuhë e huaj. Me anë të Hasan Beshirit hyra në këtë shkollë, dhe kjo ishte shkolla e Filip Ashikut (“Locant Cang”) ku për tre muaj rresht mësova alfabetin e gjuhës shqipe duke bërë italisht, frëngjisht e gjermanisht, me fjalorin e At Jak Cungut të 1805-ës dhe veprave të Gjergj Fishtës. Po kështu në 1907-ën, në gjimnazin e Durrësit u lejua mësimi i gjuhës shqipe.

Klubi jonë “Bashkimi” i përbërë nga Shefik Kondi, Zyber Bakiu, Xhemal Kondi, Mahmut Fortuzi, Mustafa Mara, Zelka, më vonë Qazim Nekiu, Ferit Dervishi, etj, patën përballë reaksionet e fanatikëve. Filloi një luftë e fortë ndërmjet shqiptarëve nacionalista dhe halldukëve (itihatxhit). Grupi jonë, sado i vogël në numër, por moralisht i fortë në çdo vend a mbledhje zhvillonte propogantë të fortë për hapjen e alfabetit të gjuhës kombëtare me gërma latine dhe u quanim latinxhinjtë. Me komshinjtë, pothuaj në çdo natë u mblidhnim në shtëpinë tonë pas darke, ishim gjithmonë për përhapjen e shkrimit të gjuhës shqipe me alfabetin latin dhe në çdo katund e qytet që shkonim këtë propagandë bënim. Entuziazmi dhe dashnija për kombin m’u forcua në 1909-ën kur këndova “Lahutën e Malcis”. Pas mbylljes së Klubit “Bashkimi” nga xhonturqit, vendin e tij pothuaj e zuri një odë e Hysen Kukaleshit. Kjo odë historike për nacionalistat e Tiranës, ishte bërë çerdhja jonë, ku pothuaj çdo natë u mblidhnim dhe këndonim gazeta ose këngë kombëtarë me këto shokë: Xhaferr Stërmasi, Mahmut Fortuzi, Beqir Luga, Et’hem Luga, Zyhdi Këlliçi, Sait Kavaja, Qazim Mulleti, Shefik, Xhemal e Rexhep Kondi, Mustafa Mara, Hafiz Ibragimi, Shim Ndroqi, Zelka, etj. Duhet kujtuar se shumë herë fanatizma ishte kaq e fortë ku halldupët i rrahnin njerëzit me dajak.


        
 
Next Post

SHBA akuzon Metën si shkelës të ligjit! Ja si e “lexon” humoristi Vasali deklaratën e DASH: Na përkrah

Pas reagimit të DASH për Metën, Spartak Ngjela paralajmëron: Ja shkelja e rëndë që e kërcënon presidentin

Çfarë i tregoi DASH, Ilir Metës?!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In