Emërohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli. Ish ambasadori i Shqipërisë në Turqi zëvendëson në këtë post Gjon Bardhin. Gazheli dhe dorëheqjen si ambasador në nëntor të vitit 2019 dhe deri para pak kohësh u dorëhoq dhe nga “Albpetrol”, siç duket për të marrë një nga postet më të rëndësishme në karrierën e tij.
Kush është Gent Gazheli
Genti Gazheli është emëruar ambasador i Shqipërisë në Turqi rreth 3 vjet më parë, ndërsa në “Foreign Policy News” u komentua si praktikë korrupsioni nga qeveria Rama.
“Emërimi i fundit i Z. Gent Gazheli si ambasador në Turqi shërben si një dëshmi për shumë praktika korruptive të bëra në Shërbimin e Jashtëm Shqiptar.
Z. Gazheli është pasuruar shumë, duke arritur në miliona euro, gjatë shërbimit të tij si roje dogane në vende të ndryshme kufitare në Shqipëri.
Në faqen e tij zyrtare Z. Gazheli, publikon njoftime për shtyp pa përmendur kohën dhe datat kur u zhvilluan takimet apo emrat e pjesëmarrësve në to.
Kjo praktikë është qëndrimi tipik i anëtarëve të partisë besnike, që keqmenaxhojnë fondet publike dhe mbrojnë aktivitetet e paligjshme të frymëzuara dhe të udhëhequra nga eprorët e tyre.“, citohej asokohe në artikullin e medias së huaj.
Por Gazheli ka një histori edhe më interesante në Shqipëri. Shokët e tij në doganë ku dhe punoi për një kohë të gjatë duke e nisur karrierën si roje, e thërrisnin ‘çorapja’, ndërsa PD dhe vetë Berisha e sulmonin si ‘kryefinancieri i PS” apo ‘lavatriçja e parave të pista’ me të cilat ‘ushqehej’ Rilindja.
Para disa kohësh ambasadori Gazheli ka mbyllur faqen në Facebook, pas një lumi komentesh dhe shfryrjeje zemërimi ndaj tij për rastin e Alvin Berishës, 11 vjeçarit që kishte mbetur në një kamp refugjatësh dhe të b.urgosurish për t.errorizëm në Siri.