Një ish-prokurori i larguar nga Mirdita, Ardian Nezha nuk i ka pëlqyer që kryeministri Rama ka promovuar një dijetar musliman ditën e Pashkëve.
Kryeministri Rama ka publikuar në profilin e tij një kuriozitetet që lidhet me krijimin e karantinës nga një dijetar islam i quajtur Ibn Sina.
Por ish-prokurorit nuk i është dukur i përshtatshëm postimi i tij, duke bërë edhe diferencime fetare, ku duhet të theksojmë se Shqipëria është një ndër vendet që ka harmoni fetare në botë.
“FIKS dita për të predikuar cfarë është karantina dhe kush është dijetari Persian është sot zoti Kryeministër ?! Prisnim urim tjetër në të Krishtenet Katolik.. Gjithësesi Me shnet Pashkët e nesër meqë është ditë pushimi ndonjë koment për dijetarët e lindjes së largme ..”, shkruan ish-prokurori Ardian Nezha.
Kryeministri nuk e ka lënë pa i kthyer një përgjigje ish-prokurorit.
“Ardian Nezha, urimin ty ta kam bërë qysh në mëngjes, ndërsa dija nuk ka kufi dhe nuk ka lidhje me predikimin, kështu që ti fute në mendje edhe dicka të re që mësove dhe kaloji Pashkët sa më bukur”, ka shkruar Rama.
Nezha ka qenë pjesë e mediave për faktin e transferimit në Elbasan për të zëvëndësuar Dritan Ginën, e më pas largimi nga organi i akuzës, pas tranferimit në Pukë nga ish-kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku.
Nezha nga ana e tij, është mirditor nga Rrësheni, me besim katolik, bazuar në krahinën dhe komentin e tij.