Nga Akil Ylli
Qe Lulashi ja ka kput kryt Obllomovit, kjo s’do mend shume. E kemi pare te gjithe, duke fjetur ne zyre per shtate pale qefe. Ne avione, salla konferencash, e dreqi e di se ku tjeter. Disa dyshojne, qe Lulashi edhe kur flet, eshte ne kokerr te gjumit. Kete e lidhin me faktin, qe gafat e tij bombastike, nuk i rreshton si flluska sapunit, vetem per shkak te defiçitit formativ, por edhe sepse, flet pergjumesh, ne kllapi. Gojet e liga shpifin, se vuan nga narcolesia.
Bile, dhe vendimin qe mori, per te kaluar naten tek Teatri, ka prej atyre qe e perqasin, jo thjeshte me nevojen e Lulashit per pulitik, por dhe me deshiren, per te shuar kureshtjen, se çfare kenaqsie te jep gjumi, ne teater. A ka se si bre?
Ku i dihet, mund te jete dhe ashtu, s’eshte çudi. Kur sheh tjetri, qe ai flen vend e pa vend, ka t’drejten e zotit te mendoje, qe ndoshta, mund ti kete lindur nje deshire e veçante, ajo e koleksionimit te vendfjetjeve. Allah, Allah, ça s’ndin njiri!
Por le te leme menjeane, problemet biologjike te Lulashit, sepse tashme ato jane patologjike, dhe te shohim, se perse valle e ndermori kete aksion, me pretendimin, qe po ben Pulitik te Madhe. Kur deshten me na mbush mendjes, qe ka ndryshu Lulashi! Pike e zeze!
Kujdo, kur ka degjuar deklarimet e Lulashit para gazetarve te Teatri, do ti shkuar ndermend: Pse ky soj havdallit, sa here fillon ndonje aksion kunder qeveris, i ve asaj gjithmone, “vijen e kuqe”!? Vallahi ksaj si thone, veç: Futja sa te mundesh, pordhe kot!
E vuri, kur desh te ndalonte t’hynin deputetet ne Parlament. Bile u zotua, bashke me Palloqen, se do te kalonin, vetem mbi trupat e tyre. “Vije t’kuqe” prap, kur desh te bllokonte zgjedhjet, e Parkun te kodra. Per sa m’kujtohet, “vize” edhe te Bulevardi ri, Pazari, Astiri.
Vertet eshte e habitshme me kete soj robit! Duhet te kete ndoj problem, tip Daltonizmit, dallon vetem ngjyren e kuqe, ose eshte mbartes i ndonje lloj manie, e pa rregjistruar ne katalogun e mjeksise. Ndryshe, s’kuptohet ky pasion, ndaj deshtimit. E kerkon, me qiri!
Po si nuk i nderhyn kush, mor aman, te pakten ti thote: Lene ate muhabet, boll me “vija te kuqe”, verja me mire “kufirin te Thana”!?
Jo per ndojgje, por ne kete menyre, mund te justifikohet fare kollaj. Ne asnji prej atyre vendeve, nuk gjen as per be, nje peme Thane!
Lere pastaj, kur mori turr, e kercenoj se do te urdheronte popullin, qe ti vinte zjarrin Surrelit, vilave te oligarkeve, qendrave tregtare, te lidhura me krimin e organizuar. Akti i luftes, do te kete pergjigjen e merituar!- proklamoj.
Kushdo qe degjon kete tip ligjerimi, ka plotesisht te drejte, ti perpelise syte nga habia. Eshte e pabesushme, qe sot ne shekullin e 21, te kete hala politikan, qe perdorin kete soj gjuhet prehistorike, le me pastaj, te kete popull, qe ta ndjeke nga pas. Buuu, ndoshta hunet, o osmanllijt!
Edhe po te kthehesh prapa ne histori, dhe te shohim revolucionet, ne kuptimin e vertete te fjales, si ai jakobin, Komuna e Parisit, Revolucioni i Kuq e deri tek ata pas Luftes se Dyte, me aq pak sa di, nuk m’ka rastis te lexoj kund deklarata, tip Lulashit. Ato revolucione, s’kane pase per karakteristik te djegin pronat, por ti konfiskojne, biçim Robin Hudit. Kurse Lulashi, don mi vu flaken!
Neqoftese me shtrengon kush, qe ti gjej patjeter ndonje te ngjashem, keshtu fluturimthi me kujtohet Atila, por po e shmang ate krahasimin, sepse nuk do t’ma falte askush gafen. Imagjinoni Lulashin, si Kamxhiku i Zotit. Ku i shkel kama Lulashit, nuk mbin ma bari! Tuuksh!
Ba me dashte me ja afru dikujt, kisha me thane, se ma shume hije, kishte me i pase, Haxhi Qamili. Ai kishte knaqsi, me i vu flaken sarajeve dhe pronave, te bejlerve qafira. Ajo, pse ngurroj disi, ka t’beje me karizmen. Haxhi Qamili, kishte bajagi!
Mund te kisha shtuar ketu, dhe diçka per Neritan veremin e trimat tij, meqe shtiren si sejmenet e Lulashit, por ju kerkoj ndjese, nuk kam çfare t’ju afroj per ta, jane deng pa marke. Jo se ja vlen Lulashi, por e kam nga zori, e kemi kryeTar t’opozites.
Neqoftese me shtrengon kush fort, dhe m’duhet te bej nje leshim, at’her do ta rezervoja, per Krymadhen, meqe deklarata e saj, e meriton te zere vendin, ne Panteonin e çoroditjes psiqike. Do ta bej naten haram, pa bere dashuri me Liken, duke qendruar me Neritan veremin dhe shoket e tij, dezhurn!- tha.
Ajo qe te binte ne sy, ne paçavuren e saj psiko-histerike, ishte vendimi qe kish mare, per te lene amanetet. Tashti, a ja kishte lene Zotit, apo Likes, keto hollsi, nuk patem fatin ti mirrnim vesht. Me ate ç’ka la te kuptohet, pazari ishte, koke per koke. Qe domethen: Po i shkoj rrashta asaj, i fluturoj koka dhe Rames. Sipas kesaj njesie vlersimi, kjo lloj neandertalet, kungullin e Neritan veremit dhe kallepvet te tjere, me siguri duhet ta kete konsideruar, te barazvlefshem me nje koke polici.
A e kishte fute Lulashi, si antare e kabinetit te qeveris n’hije, apo jo!?
Per nder, Lulashi t’ben te dyshosh me zor, qe ka marre ekip çifutesh, per t’ja ndrruarr imazhin politik. E pamujtun, ma pase çifut kaq idiote, dhe njekohsisht eksperte. Ai i ngjan krejt, Matufit Dixhital. Te dy vdesin, per nje çik revolucion!
Kam pershtpjen dhe, qe te dy ata, ndajne pasionin per djeg’je e shkatrrim, me Haxhi Qamilin. Per rrjedhoje, sipas rregullit te Treshit, i bie, qe do vepronin bash si ai, kur ne çasten e fundit e genjyen, se po ti varte me doren e tij shoket, do ja falnin jeten. Dhe Haxhia e beri!