Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video të Urës shekullore të Shën Prodhomit në Voskopojë, e cila është rikonstruktuar.
Rama shkruan se vetëm gjatë qeverisjes së tij, trashëgimia kulturore ka njohur vëmendje, përkujdesje dhe rimëkëmbje.
“Trashëgimia Kulturore ka njohur gjatë qeverisjes sonë të vetmen periudhë vëmendjeje, përkujdesje, rimëkëmbjeje, në 30 vitet e fundit dhe ky është vetëm një tjetër nga shumë shembujt kuptimplotë të angazhimit tonë për vlerat e vërteta të kësaj trashëgimie, ku nuk ka bërë kurrë pjesë, në asnjë dokument zyrtar të asnjë faze të pasluftës karakatina e shembur pak kohë më parë në kryeqytet…”, shkruan Rama.