Ilir Meta është lakuar dhe përceptohet si një nga politikanët më të korrptuar në Ballakan. Në rrethet politike thuhet se Meta ka një pasiuri me vlerë rreth 4 miliardë USD, të fshehur kryesisht jashtë vendit.
Aktualisht Ilir Meta po hetohet nga SPAK për 7 afera korruptive, përfshirë lobimin në SHBA me 690 mijë USD, para këto të psita, pastrim parash, korrpsionin, shpërdorim detyre, falsifikime, fshehje pasurie etj.
Për të kaluar paratë, Meta ka përdorur një komapani guaskë ‘Dorelita Limited’ në Qipro, me pronar grekun Iraklis Fidetzis, i lidhur me ish dpeutetin minoritar grek Vangjel Tavo.
Ditët e fundit një qytetar me emrin Kastritot Guri ka denoncuar publikisht Ilir Metën se i ka grabitur dhe mban i peng tokën, me prokurorë dhe gjyqtarë të korrptuar, në Mëlovë të Beratit, me qëllim për ta shfrytëzuar për biznesin e meremerit.
Po çfarë lidhje ka biznesi i mermerit në Skrapar me lobimin?
Në pronat që Guri pretedon se janë të tijat, vepron kompania ‘Stone Production’, e cila është degë e kompsnisë greke të industrisë së mermerit ‘Pavlidis S.A. Marble – Granite’.
CEO i kompanisë greke të mermerit është Christoforos Pavlidis. Kompania është themeluar në vitin 1980 nga Efklidis Pavlidis.
Kompania u projketua për të shfrytëzua guroet në Skrapar që kur Ilir Meta ishte kryeministër, ku akuzohej çdo ditë nga Sali Berisha për afera të korruptive, vjedhje të pasurive publike, pastrim parash etj. Por, kompania nisi punën më vonë.
Përfaqësues të kompanisë befas dalin në pah dy shokë të Ilir Metës, Muharrem Berisha dhe Nexhip Xhaja, të cilët kanë qenë tek ‘Dinamo’, në kohët kur Sigurimi i Shtetit besohet se dërgoi Ilir Metën si të infiltruar për të marrë vesh se ç’ndodhte me sportistët. Aty Meta luajti rolin e peshëngritësit, ku rrihej çdo javë nga sportistët aty.
Muherrem Berisha ka qenë peshëngritës, është dekoruar nga Meta, ka qenë kandidat për deputet i LSI etj. Muharrem Berisha është kallëzuar në SPAK si mbulesë e disa pasurive të Ilir Metës, përfshirë edhe godinën e LSI.
Muharrem Berisha dyshohet se jo vetëm është përfaqësuesi i Metës tek kompania greke, por dyshohet se kontollon aksionet e Metës në këtë kompani.
Ish ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, një nga njerëzit më pranë Metës ka pohuar se Meta është pronar i kompanisë që shfrytëzon gurin në Malin e Mëlovës, duke ngritur dyshime se Pavlidis S.A. Marble – Granite është thjeshtë një maskë e Metës.
Në këto rrethana konrete ngrihen disa pyetje;
A i përdor Ilir Meta kompanitë Stone Production dhe ‘Pavlidis S.A. Marble – Granite’ për pastrimin e parave, largimin jashtë vendit të parave dhe investimin në pasuri të palujtshme?
A i ka paguar Christoforos Pavlidis paratë e lobimit për Ilir Metën tek Iraklis Fidetzis?
A e ka favorizuar Ilir Meta komapninë Stone Production të Christoforos Pavlidis kur ka qenë në pushtet në këmbim të vjedhjes së përbashkët të pasurive nëntorkësore të shqiptarëve?
Duket se një histori e re korrpsioni me protagonist Ilir Metën dhe qarqet greke po del në pah dita-ditës.