• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Metës i “ngrinë” buzëqeshja në buzë: Komisioni i Monitorimit të Reformës antiligjor ndryshimeve në radhët e KED! Dvorani e Marku mbeten anëtarë, ja raporti në Kuvend

07/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Ardian Dvorani dhe Arta Marku duhet të vijojnë të jenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pavarësisht largimit nga posti i anëtarit të Gjykatës së Lartë dhe Prokurores së Përgjithshme të përkohshme.

Dje në Komisionin e Ligjeve ka raportuar Komisioni i Pavarur për Monitorimin dhe Ndjekjen e zbatimit të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ndërkohë që gazeta ka siguruar raportin e këtij komisioni, i cili i kushtohet një pjesë e madhe institucionit të KED për vitin 2020.

Më konkretisht në një pjesë të raportit anëtarët e Komisionit të Pavarur për Monitorimin, Artan Spahiu, Lindita Rusmali, Irena Nino, Saimir Vishaj dhe Petrit Plloçi, edhe pse nuk e përmendin me emra theksojnë se janë kundër ndryshimeve në radhët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas Komisionit të Monitorimit, anëtarët e KED duhet të jenë ata që janë zgjedhur deri në përfundim të mandatit që përkon me dhjetorin e këtij vitit.

“Neni 149/d, pika e 3 e Kushtetutës dhe neni 221 e në vijim i Ligjit nr.115/2016, saktëson që përzgjedhja ka lidhje vetëm me momentin e organizimit të shortit dhe nuk është çështje që i nënshtrohet verifikimit në vazhdimësi, gjatë gjithë periudhës 1-vjeçare të ushtrimit të detyrës si anëtarë të KED; Ligji nuk parashikon asnjë dispozitë, zbatimi i të cilës të sjellë si pasojë ndryshimin e kompozimit të dalë nga rezultati i shortit të dhjetorit.

Në asnjë rast, përbërja e KED nuk mund të ndryshojë gjatë vitit të funksionimit të saj, pasi përbërja e KED përzgjidhet nga shorti i cili organizohet vetëm në datat e përcaktuara nga Kushtetuta dhe nga ligji; Asnjë dispozitë e ligjit nuk parashikon përfundimin e mandatit si anëtar i KED për anëtarët e zgjedhur nga shorti, për shkak të ndryshimit të funksionit që ata ushtrojnë gjatë vitit në raport me pozicionin që mbanin në momentin e hedhjes së shortit”, thuhet në raport.

Dvorani dhe Marku në KED, e dikton ligji

Më tej në raportin e siguruar nga gazeta, anëtarët e Komisionit të Pavarur për Monitorimin dhe Ndjekjen e zbatimit të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” theksojnë se janë kundër ndryshimeve të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për sa kohë që kjo gjë është e shkruar edhe në ligj.

Sipas Komisionit të Pavarur për Monitorimin, që janë zgjedhur anëtarë të KED dhe që nuk kanë dalë nga sistemi i drejtësisë mbeten të tillë deri në hedhjen e shortit tjetër në dhjetor të këtij viti, kohë kur i mbaron afati Këshillit aktual të Emërimeve në Drejtësi, pjesë e së cilës janë edhe zoti Dvorani dhe zonja Marku.

“Të gjithë anëtarët e KED, vijnë si përfaqësues të sistemit të drejtësisë (magjistratë dhe gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese), ndaj sa kohë që ata bëjnë pjesë në sistem, statusi i tyre në KED përgjatë vitit të ushtrimit të veprimtarisë së KED, mbetet i pandryshuar dhe ai status ka lidhje vetëm me përzgjedhjen e tyre në momentin e shortit”, thuhet në raport. Pra, pavarësisht debateve në lidhje me kompozimin e KED dhe anëtarëve që do të ushtrojnë veprimtarinë gjatë vitit 2020, për shkak se Arta Marku u largua nga kryeprokurore dhe Ardian Dvorani nga anëtar i Gjykatës së Lartë, Komisioni i Pavarur ka konstatuar se dy emrat e sipërcituar nuk duhet të largohen si anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pasi sipas tyre, ata janë pjesë e KED deri në fund të këtij viti.


        
 
Next Post

Gjykata i jep shuplakë Mynyr Konit, ja si rektori ka shkelur ligjin me bllokimin e emërimit të pedagogëve

Kryeministri Rama bën publik zbulimin më të fundit në Shqipëri: Lajm i bukur (FOTO)

Covid -19/ MSH jep të dhënat ne 24 orët e fundit, thellohet bilanci i viktimave

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved