Trump falënderon Shqipërinë në OKB për angazhimin në misionin e stabilizimit në Gaza.
Gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, presidenti amerikan Donald Trump veçoi Shqipërinë mes vendeve që janë angazhuar për të mbështetur përpjekjet për stabilizimin e Gazës. Ai shprehu mirënjohjen për shtetet që kanë ofruar trupa, forca policie dhe trajnime në kuadër të misionit ndërkombëtar.
Në listën e vendeve të përmendura nga Trump ishin edhe Kosova, Indonezia, Maroku, Kazakistani, Egjipti dhe Jordania.
Shqipëria ka deklaruar se planifikon të kontribuojë me deri në 40 efektivë të Forcave të Armatosura në misionin e stabilizimit në Gaza.
“Dua të falenderoj ata që kanë premtuar trupa dhe trajnim për të ndihmuar në stabilizimin e Gazës, Shqipërinë por edhe vendet e tjera të përfshira si Indonezinë, Marokun, Kosovën, Kazakistanin, Egjiptin, Jordaninë u shpreh Trump gjatë fjalës së tij.
Misioni paqeruajtës për Gazën, i propozuar nga Trump, përqendrohet te një Forcë Ndërkombëtare Stabilizimi e mbështetur nga një angazhim financiar amerikan prej 206 milionë dollarësh, ndonëse nisma nuk ka nisur ende të zbatohet në terren.
Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit është një forcë shumëkombëshe paqeruajtëse me mandat të Kombeve të Bashkuara, e bazuar në planin e paqes për Gazën mbi të cilin ranë dakord Hamasi dhe Izraeli në tetor të vitit 2025. Objektivat e deklaruara të kësaj force janë të ndihmojë në garantimin e sigurisë, të trajnojë një forcë të re policore palestineze dhe të mbikëqyrë çmilitarizimin e Rripit të Gazës, si dhe rimëkëmbjen e tij.
During his UNGA speech, US President Trump thanked Kosovo and Albania for committing troops to the UN-mandated peacekeeping mission in Gaza. pic.twitter.com/kpk4bjuwGi
— Admirim (@admirim) September 22, 2026
