Ndërkohë që pjesa më e madhe e qytetarëve janë mbyllur brenda shtëpive të tyre, mjekët dhe infermierët janë heronjtë e secilit prej nesh, Ata po luftojnë çdo ditë me ‘armikun e padukshëm’ COVID-19 që e ka futur botën në një kolaps.
Për të nderuar punë e tyre heroike aktori Xhevair Zeneli iu ka dhuruar vezën e Pashkës mjekëve, infermierëve, por edhe policëve që në këto ditë të vështira janë në krye të detyrës dhe po ‘luftojnë’ në vijë e parë të fronit kundër koronavirusit.
Xhevair Zeneli ka vendosur të shkojë në ambientet pranë Spitalit Infektiv, vendi që përgjithësisht njerëzit mundohen ta shmangin duke respektuar rregullat e izolimit, dhe t’u dhurojë atyre vezën simbol të festës së krishtere, por sigurisht edhe buzëqeshje që Xhefri nuk e braktis asnjëherë.
“Ndoshta sbëra sa këngëtari i madh Boceli për çka dhuroji për gjithë botën po kta “pak heronj” kur më panë dhe i perqafova e vunë buzën në gaz. Do t’ja dalim më thanë, amin ju thashë”, shkruan aktori në rrjetet sociale.