Edi Rama ka reaguar ‘flakë për flakë’ pasi naftëtarët e Ballshit pranuan që të ndërpresin grevën për të hyrë në diskutime me kryeministrin.
Rama thotë se do të udhëtojë drejt Ballshit ditën e nesërme për të diskutuar me një përfaqësi që do të zgjidhet prej tyre.
Gratë naftëtare ishin në ditën e 25-të të grevës së urisë, ndërsa gjendja shëndetësore e tyre ishte përkeqësuar ndjeshëm. Naftëtarët kërkojnë pagat e prapambetura prej gati dy vitesh.
“Lajm shumë i mirë mbyllja e grevës në Ballsh! Më vjen keq për kaq shumë ditë mundim të panevojshëm, përderisa jo vetëm kemi qenë plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit tuaj, po edhe të gatshëm ta qajmë hallin së bashku! Tani caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty me ju”, shprehet Rama.