Pas Tiranës edhe qytetarët në Durrës kanë dalë mbrëmë në rrugë nga frika e tërmeteve pas një lajmi të rremë që qarkulloi nëpër portale. Në orët e para të ditës së sotme janë regjistruar disa lëkundje të tjera tërmeti me epiqendër në Detin Adriatik dhe zona të tjera të vendit, por me magnitudë shumë të vogël, pa asnjë rrezik.