Media italiane ka publikuar një artikulli ku shkruan se si disa lajme në disa media online shqiptare përhapën panik tek qytetarët me lajmin të rreme. Flitej për rrezikun e një tërmeti të fuqishëm që sipas tyre do godiste vendin në orën 23:30. Kjo gjë shkaktoi panik tek qytetarët. Ata u larguan nga shtëpitë duke dalë nëpër rrugë dhe sheshe të kryeqytetit.
Gjithashtu disa rrugë u bllokuan nga makinat. Qeveria tha se është lajm i rremë duke u bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e njoftimeve që synojnë të përhapin panik tek njerëzit, dhe u quajt një veprim kriminal. “Të gjithë ata që kanë përhapur këtë lajm do të marrin përgjegjësi para ligjit”.
Por u deshën disa orë që qytetarët të ktheheshin në shtëpitë e tyre.