Sali Berisha ka publikuar një foto montazh ku ka modifikuar portretin e presidentit Aleksandër Vuçiç, duke vendosur fytyrën e të ashtëquajturit “Kasapi i Ballkanit”, Slobodan Millosheviç.
Por nëse kjo fotografi është e rreme, po postojmë një më origjinale, meqë ish- kryeministri Berisha e mban veten për patriot, ndryshe nga tradhtari Edi Rama.
Më poshtë po risjellim një moment nga takimi i Berishës me ish-kryemnistrin malazez, Momir Bulatoviç i cili ishte një ndër bashkëpunëtorët e Millosheviçit.
Berisha bashkëpunoi me të për shkeljen e embargos së OKB-së në lidhje me furnizimin e Serbisë me karburante, municion e armë, në vitet kur ky shtet ushtronte gjenocid barabar ndaj popullsisë së Kosovës.
Fakte të rëndësishme për shkeljen me qëllim të embargos nga Sali Berisha, gjenden në një libër të vitit 2006, të ish- presidentit Bulatoviç me titullin“’Rregullat e Heshtjes”.
Aty, ai flet për një marrëveshje verbale mes tij dhe presidentit të Shqipërisë Berisha për shkeljen e embargos së OKB-së.
E rreme:
E vërtetë:
E vërtetë: