Presidenti i SHBA, Donald Trump është përplasur me gazetaren amerikano aziatike të CBS News, Weijia Jiang. Ajo e pyeti Trump se pse e konsideron si një kompeticion botëror luftën ndaj Covid-19, ndërkohë që amerikanët vazhdojnë të vdesin.
Presidentit amerikan nuk i pëlqeu aspak, ndaj i tha gazetares që këtë pyetje t’ia bëjë Kinës dhe jo atij.
Debati:
Gazetarja: Ju shpesh thoni se SHBA po bën shumë më mirë se të gjithë shtetet e tjera kur bëhet fjalë për testimet. Pse ka kaq shumë rëndësi kjo? Pse kjo është për ju një kompeticion global, ndërsa çdo ditë amerikanët vdesin dhe akoma shikojmë rritje të rasteve?
Trump: Ata po vdesin në cdo vend të botës dhe ndoshta për këtë duhet të pyesni Kinën. Mos më pyesni mua por Kinën. Në qoftë se pyesni ata, ju mund të merrni një përgjigje të pazakontë.
Gazetarja: Zotëri, pse ma thoni mua specifikisht këtë?
Trump: Unë nuk po jua them specifikisht asnjërit. Unë po them që asnjëri nuk mund të bëjë një ‘pyetje të ndyrë’ si kjo.