Gjatë protestës së banorëve të Astirit, tek Drejtoria e Policisë, ambasadori i OSBE-së Bernd Borchard mbrëmjen e kaluar, u nxorri gishtin e mesit banorëve, të cilët po mbështesnin të afërmit e tyre të shoqëruar nga policia.
“Shame on you” ishin disa nga fjalët e protestuesve teksa po kalonte ambasadori, i cili me një veprim të ulët ngriti gishtin e mesit kundrejt tyre, dy herë rresht dhe u largua.
Në kryesinë e Kuvendit pas mbledhjes së PS-së, deputeti Ervin Bushati u pyet për këtë veprim të Borchard, nuk preferoi që ta komentojë gjestin e ambasadorit, duke thënë që nuk e ka parë.
“Nuk jam komentator ambasadorësh dhe nuk e kam parë gjestin!”- u shpreh Bushati.